Nëse po planifikoni një udhëtim të gjatë dhe plot aventura atëherë ky është motorri që ju duhet

armir 0

BMW R1200GS është një motorr fantastik nëse jeni duke menduar të bëni ndonjë udhëtim të gjatë dhe plot aventura.

Ky motorr doli për herë të parë në treg në vitin 2004 dhe që në fillim ishte një nga motorrët më të kërkuar për shkak të lehtësisë së pilotimit të tij. Gjithashtu ky motorr ka amortizatorë dhe frena shumë të mira. Lehtësia e pilotimit dhe rehatshmëria e bëjnë këtë motorr të hyjë në klasin e motorrëve më të mirë.

Duke qenë një motorr BMW edhe pjesët e motorrit janë të një cilësie të lartë dhe shumë të forta. Pronarët e këtyre motorrëve janë shumë të kujdesshëm me këto motorrë dhe nuk është habi që edhe pse të përdorura këto motorrë nuk kushtojnë pak. Por nëse jeni  përgatitur për të shpenzuar disa para më shumë atëherë ju mund të fitoni një motorr fantastic me të cilin mund të bëni çdo gjë që dëshironi.