Nga Ferrari deri te Mercedes-Benz, njihuni me 10 makinat klasike më të shtrenjta

ardita 0

Ne e dimë që ka makina të ndryshme, ka makina që na ndihmojnë të shkojme në punë çdo ditë, makina që përdorim për të marrë fëmijët tanë nga shkolla. Makina që përdorim për të marrë materiale e ushqime. Këto makina janë bërë të nevojshme për jetën tonë të përditshme sepse janë të besueshme e praktike.

Por ka edhe makina të tjera të cilat janë të rralla dhe sigurojnë më shumë se thjesht transport. Këto lloj makinash konsiderohen të jenë mrekulli e inxhinierisë sepse mburren me shpejtësinë dhe luksin që ofrojne. Për sa kohë që njerëzit kanë qënë duke drejtuar mjetet, makina si këto kanë ekzistuar.

Çdo epokë e historisë automobilistike ka legjendat e saj, si psh: Bentley, Bugatti, Ferrari etj.
Por shumë prej këtyre makinave klasike janë prodhuar me një numër të limituar, shumë prej tyre edhe kanë humbur ndërsa shumë pak vazhdojnë të jenë në qarkullim.

Më poshtë keni listën e 10 makinave klasike më të shtrenjta :

1. Ferrari 250 Testa Rossa
Eshtë prodhuar në vitin 1957 dhe gjithësej janë prodhuar vetëm 22 makina. Vlera aktuale e saj është 12.1 milionë dollarë.

2. Ferrari 250 GT SWB California Spyder
Kjo makinë është e vitit 1961 dhe janë prodhuar 50 makina. Vlera aktuale e saj është 10.9 milionë dollarë.

3. Bugatti Type 41 Royale Kellner
Gjithësej janë prodhuar 6 makina, është e vitit 1931 dhe vlera aktuale e saj është 9.8 milionë dollarë.

4. Ferrari 330 TRI/LM
Kjo makinë është e vitit 1962. Kushton 9.3 milionë dollarë, është prodhuar vetëm një makinë e tillë.

5. Mercedes-Benz 540K Special Roadster
Eshtë e vitit 1937, gjithësej janë prodhuar 26 makina dhe kushton 8.2 milionë dollarë.

6. Bugatti Type 57SC Atalante
Kjo makinë është e vitit 1937 dhe gjithësej janë prodhuar 11 makina, kushton 7.9 milionë dollarë.

7. Mercedes-Benz 38/250 SSK
Kjo makinë është e vitit 1925 kushton 7.4 milionë dollarë dhe gjithësej janë prodhuar 30-35 makina.

8. Rolls-Royce 10 HP
Kushton 7.3 milionë dollarë, kjo makinë është e vitit 1904 dhe janë prodhuar vetëm 17 makina.

9. Shelby Daytona Cobra Coupe
Eshtë e vitit 1965, kushton 7.25 milionë dollarë dhe janë prodhuar gjithësej 6 makina.

10. Ferrari 250 LM
Kjo makinë është e vitit 1962 kushton 6.9 milionë dollarë dhe janë prodhuar gjithësej 32 makina.

Lini një Përgjigje