Ngjarje e pazakontë/ Kishte zënë dy vende parkimi, si shenjë hakmarrjeje i presin bagazhin (Video)

ardita 0

Ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në Rusi. Një burrë vazhdimisht ka patur problem në gjetjen e vendeve të parkimit dhe papritur një dite vendosi të bëjë diçka që do t’i jepte leksion një shoferi të papërgjegjshëm që kishte parkuar makinën në mes të dy hapësirave që ishin dedikuar për dy makina.

Ai pa u menduar gjatë mori sharrën elektrike që e kishte me vete dhe makinës që kishte parkuar keq, i preu një pjesë të bagazhit në anën e majtë.

Pamjet e këtij momenti janë publikuar në Facebook dhe deri tani është shikuar nga më shumë se 121 mijë persona, ku shumë prej tyre e kanë mbështetur veprimin e këtij burri. 

Ju si mendoni ka vepruar mirë apo jo? 

Lini një Përgjigje