Nissan dhe dizenjuesit Italianë rikrijojnë GT-R50

liridona 0

Dizenjuesit Italiane dhe Nissan rikrijojnë GT-R50, prototipin që vjen si pasojë e 50 vjetorit të modelit GT-R.

Ky model është bazuar në modelin GT-R Nismo dhe është shumë më modern se modeli i vjetër, pamja e jashtme sigurisht e tregon këtë gjë.
Prezantimi i këtij modeli në Europë do të bëhet muajin tjetër.

Dizenjuesit Italiane e zhvilluan, projektuan makinen, por me pjesën e jashtme dhe të brëndëshme u morën ekipet e Nissan në Europë dhe Amerikë.

Siç do ta prisnit, pamja nga brenda është një përzierje dehëse Alcantara me lekurë dhe fibra karboni ndërsa pamja brënda pasqyron atë të jashtmen.
Ka një motorr 3.8 Litra V6 VR38DETT dhe fuqia e tij shkon deri në 720 kuaj fuqi.

Zëvendës Presidenti i Nissan për dizajnin deklaroi: Edhe pse nuk është gjenerata pasuese për GT-R, është emocionuese të festosh të dy përvjetoret me këtë makinë të krijuar në mënyrë provokative, duke shkëmbyer platformat inxhinierike dhe dizajnin Japonez me ndërtuesit Italianë.

[Best_Wordpress_Gallery id=”214″ gal_title=”gt”]

This post is also available in: English