Nissan dhe taksia e robotizuar, një risi!

liridona 0

Kompania Nissan së bashku me partnerët e kompanisë DeNA, prezantuan projektin e parë të taksisë robotike. Projekti quhet Easy Ride dhe bazohet 100% në guidën autonome. Shërbimi i ri i lëvizjes pa shofer do të zhvillohet nga dy shoqëritë dhe kolaudimi i këtij shërbimi do të bëhët në Japoni në prezencë të publikut përgjatë muajit mars 2018. Shërbimi Easy Ride është menduar për klientët që duan të udhëtojnë të qetë, pa mendime dhe strese. Siç e do koha, gjithçka mund të komandohet nëpërmjet një aplikacioni drejtpërdrejt nga smartphone. Duke klikuar në smartphone mund të përcaktohet pika e nisjes dhe pika e mbërritjes. Më pas mund të hipim në makinë dhe makina fillon udhëtimin në mënyrë totalisht autonome.

Nëpërmjet të njejtit aplikacon mund të bëjmë pagesën e shërbimit dhe të kontrollojmë për pika interesi në zonë. Aplikacioni gjithashtu propozon për përdoruesit dyqane me oferta dhe promocione të dedikuara. Provat e këtij shërbimi do të realizohen të me pjesëmarrje të lirë nga publiku. Të dy shoqëritë që punojnë së bashku për zhvillimin e projektit të lëvizshmërisë autonome kanë bashkuar ekspertizën dhe “know – how” e tyre në lidhje me teknologjitë inteligjente që disponon Nissan (Intelligent Mobility) dhe eksperiencën e kompanisë DeNA për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Kolaudimet e veturave pa shofer (driverless) kanë nisur prej kohësh, por testi i parë i hapur për publikun do të bëhet siç e thamë në muajin mars të vitit që vjen, saktësisht nga data 5 deri në datën 18 mars në rajonin e Minatomirai në Yokohama, në Prefekturën e Kanagawa. Publiku mund të marrë pjesë në kolaudim duke u regjistruar deri në datën 15 janar në faqen e dedikuar këtij shërbimi: www.easy-ride.com