Nissan do të prezantojë në Los Anxhelos ‘Auto Show’ modelin e ri Maxima

ardita 0

Nissan Maxima  do të jetë makina e re e cila do të prezantohet nga Nissan në Los Angeles Auto Show. Nissan ka bërë të ditur disa nga ndryshimet që ka ky model i ri Maxima i cili do të dale në treg vitin e ardhshëm.

Pjesa e përparme e makinës ka pësuar disa ndryshime me dritat të cilat janë shumë të ngjashme me ato të modelit Altima. Por edhe forma e pjesës së përparme nuk është e njëjtë me modelin paraardhës. Nissan nuk ka dhënë ende ndonjë informacion por mendohet se edhe pjesa e prapme e makinës ka ndryshuar.

Nissan nuk ka dhënë ndonjë informacion për ndonjë ndryshim në pjesën e brendshme të makinës por një gjë është e sigurtë, që makinës së re do t’i instalohet nga kompania sistemi Safety Shield 360.

Ky system sigurie ndihmon shoferin duke monitoruar në trafik, e lajmëron shoferin për uljet e menjëhershme të shpejtësisë deri në 2 makina përpara si edhe ka sensorë të cilët e ndihmojnë shoferin të parkojë makinën. Ajo që nuk pritet të ndryshojë është motorri i cili është V6 3.5 litërsh dhe me një fuqi që i arrin 300 kuajfuqi.

This post is also available in: English