Nissan është duke planifikuar ndërtimin e një makine të re në modelin Z

Admin 0

Nissan 370Z është një nga modelet  më të vjetra në botën e makinave sportive. Kjo është një makinë e cila ka rreth një dekadë që ka hyrë në tregun e makinave sportive. Thashetheme rreth makinës së re sportive që po planifikon të ndërtojë Nissan për të zëvendësuar modelin 370Z kanë disa muaj që qarkullojnë. Megjithatë duket se këto thashetheme janë të vërteta dhe janë pranuar nga Alfonso Albaisa drejtori i Nissan për dizajnin. Ai iu dha gazetarëve këtë përgjigje:

-“Makina e re Z do të jetë fantastike. Kemi një presion të madh  mbi supe. Unë jam shumë i emocionuar që marr pjesë në një projekt të tillë.”

 

Kjo është deklrata e parë e një zyrtari të Nissan që konfirmon thashethemet e këtyre muajve rreth makinës së re. Ai nuk dha më shumë informacione rreth këtij projekti, por disa thashetheme të reja kanë dale që Nissan është duke bashkëpunuar me Mercedes rreth këtij projekti. Se sa të vërteta janë këto thashetheme ajo do të zbulohet në muajt në muajt në vijim kur edhe Nissan të japë më shumë detaje rreth makinës.

 

This post is also available in: English