Nissan Juke i ri do të mbërrijë shumë më shpejt se ç’pritej

ardita 0

Raportohet se gjenerata e dytë e Nissan Juke do të mbërrijë në fund të këtij viti, ndërsa modeli aktual i cili është ende në dispozicion në rajone si Evropa ka pothuajse një dekadë që ndodhet në rrugë.

 

‘Auto Express’ thotë se SUV-i  do të bazohet në arkitekturën e Alliance CMF-B. Gjenerata e dytë tani do të përdorë platformë krejtësisht të re. Platforma mbështet elektrifizimin, dhe supermini francez do të hibridizohet më vonë.

Nuk është çudi atëherë që Juke-i i ardhshëm pritet gjithashtu të shfaqet me një motor hibrid, i cili do të mbajë emetimet e dioksidit të karbonit sa më të ulët të jetë e mundur dhe do ta bëjë atë më konkurrues.

Kur e pyetën për këtë, shefi i planifikimit të produktit në Evropë, Peter Bedrosian, tha: “Njerëzit po preferojnë më shumë SUV-ët sesa sedanët dhe kjo gjë po ndodh në nivel global, jo vetëm në Evropë. Dhe në krye të kësaj është elektrifikimi, kështu që është një kombinim perfekt. Ne në këtë moment jemi duke punuar në disa opsione të motorit”. 

Pjesa tjetër e linjës do të përdorë motorë me djegie të brendshme, të cilat mund të përshijnë një njësi të vogël benzine 1.0 litërsh dhe një turbo-four me 1.6 litra që do të prodhojë 187 kuaj fuqi. Marka nuk do të heqë dorë nga motori dCi me naftë 1.5 litërsh, i cili pritet të vazhdojë, megjithëse me disa përmirësime që do ta bëjnë më efikas.

   

This post is also available in: English