Nissan LEAF makina elektrike më e shitur në të gjithë botën

liridona 0

Nissan shpalli se shitjet kumulative të Nissan LEAF arritën 400,000 që nga hyrja në treg në Dhjetor 2010. Në terma të shitjeve kumulative, LEAF është modeli elektrik më i shitur në të gjithë botën.

Kilometrazhi total i makinave LEAF ka arritur në 10 miliard kilometra. Sipas matjeve të Nissan, përdorimi i makinave elektrike ka kursyer 2.8 milion fuqi karburant në vit.

Produkti më i shitshëm japonez prodhohet në tre kontinente – në Oppama, Japoni, në Sunderland, Angli dhe në Smyrna, Tennessee.

Makina është e disponueshme në më shumë se 50 tregje botërore. Nga fundi i vitit do të shpërndahet edhe në gjashtë tregje në Amerikën Latine, dhe shtatë të tjerë në Azi.

Në vitin 2018, Nissan LEAF ishte makina elektrike më e shitur në Europë (mbi 40,000). Si dhe u shpall makina më e shitur e çdo lloji, në Norvegji.