Nissan njofton se makinat e ardhshme sportive të saj do të jenë elektrike

ardita 0

Nuk është më çudi që çdo kompani që prodhon makina po mundohet të hyjë në tregun e makinave elektrike, por që të prodhosh makina elektrike sportive është diçka e veçantë dhe e vështirë për t’u realizuar.

Një nga drejtuesit e Nissan Jean-Pierre Diernaz deklaroi se deri në vitin 2022, 40% e makinave që do të prodhohen për në Europë do të jenë elektrike. Sipas tij makinat sportive mund të bëhen më të mira nëse bëhen elektrike.

Deri tani dihet që Nissan po planifikon që gjenerata e ardhsme e GT-R të jetë me motor hibrid dhe hyrja e Nissan në Formula E është duke bërë që gjërat të ecin përpara më shpejt.

Por pas kësaj deklarate lind një tjetër pyetje. A do të zëvendësohen modelet 370Z dhe GT-R?

Deri tani nuk ka ndonjë plan për të zëvendësuar modelin 370Z megjithëse mendohet se në 50 vjetorin e krijimit të kësaj makine në vitin 2019 mund të prezantohet modeli 370Z Special Edition por ende asgjë nuk është zyrtare.

This post is also available in: English