Nissan planifikon të sjellë konceptin e gjeneratës së re të GT-R përpara produktit final

ardita 0

Kohët e fundit mësuam se një nga qëllimet kryesore të Nissan ishte ndërtimi i makinës më të shpejtë në botë, ose të paktën më të shpejtën në segmentin e saj. Fatmirësisht, modeli i tanishëm plotëson të gjitha kushtet vetëm se i riu duhet të jetë më i plotësuar dhe të dallojë prej atij që doli për herë të parë në vitin 2007.

Zëvendës presidenti i dizajnit të Nissan, Alfonso Albaisa do të zbulojë konceptin e GT-R përpara produktit final. “Natyrisht”  u përgjigj Albaisa kur u pyetën në mënyrë të veçantë nëse mund të presim një koncept.

Për fat të keq ai nuk dha shumë detaje, madje nuk u është përgjigjur as pyetjeve nëse në GT-R do të ketë ndonjë formë hibridizimi. Bazuar në trendet e fundit në automobilizëm mund të thuhet se nuk do të jetë tërësisht vetëm me djegie të brendshme. Motori me 3.8 litra V6 qe prodhon 590 kuajfuqi pritet që të mos trashëgohet te GT-R i ri, pasi do të zëvendësohet me një tjetër më të fuqishëm.

This post is also available in: English