Nissan, do të shtojë 6 makina elektrike në 5 vitet e Ardhshme.

Admin 0

Nissan dhe marka e saj luksoze “Infiniti” do të sjellë 6 makina elektrike me bateri në 5 vitet e ardhshme. Sipas Automotive News,  4 nga 6 makinat do të vijnë me emrin e Nissan-it por me peshën me shumë tek karakteristikat e “infiniti”

Ndërkohë që Nissan ka qënë e para kompani që solli në treg një makinë elektrike ekonomike me modelin “Leaf” ne 2012, që atëherë nuk ka shtuar ndonjë model tjetër të kësaj kategorie. Edhe pse redizenjoj modelin “leaf” në 2017.

Infiniti Q50 2018 Hibrid është modeli i vetëm elektrik. Versioni i ri që sjell inovacion në kursimin e karburantit, mban një motorr katër cilindërsh që e lejon QX50 të harxhojë shumë pak por të ruaje akselerimin e lartë.

Nissan nuk ka zbuluar më shumë rreth formave të modeleve të ardhshme infiniti, por shtojë që duke fillluar nga 2021, të gjithë modelet infiniti, do jenë 100% elektrike ose te suportuara nga bateri(hibride). Kompania deklaroi qe dizenjot e ardhshme do jenë shumë të ndikuara nga makinat koncepte si janë Nissan Xmotion dhe infiniti Q që u panë për herë të parë në Janar në Panairin e makinave në Detroit Auto Show.

Lini një Përgjigje