Nissan tranformon modelin sportiv 370Z, ja veçantia e re që ka sjellë

ardita 0

Njihuni me makinën ekstreme të markës Nissan e cila prodhon 330 kuaj fuqi, dhe në vend të gomave  ka të vendosur  disa shirita si të tankut dhe ski, e cila e lejon të lëvizë nëpër të gjitha terrenet e mbuluara me dëborë.

Modeli 370Z arrin nga 0 në 100 km në vetëm 5.5  sekonda. Por kjo veture më përpara se të modifikohej nuk arrinte më shumë se 155 kilometra në orë dhe e kishte pothuajse të pamundur të lëvizte nëpër rrugët jashtë qytetit.

Inxhinierët e kanë transformuar këtë roadster në një makinë të pamëshirshme për dëborë  që tashmë lëviz me lehtësi nëpër pistat e garave me ski dhe në hapësirat me borë të dendur.
Nuk pritet se mund të hyjë ndonjëherë në prodhim.

Lini një Përgjigje