Nissan Xmotion gati për në planetin Mars – Panairi Ndërkombëtar i Makinave të 2018 në Kanada

ardita 0

Para disa ditësh ishim deshmitarë të makinës së parë normale të dërguar në hapësirë nga manjati Elon Musk. Ajo ishte një Tesla Roadster 2020, por duke parë konceptin e prezantuar nga Nissan në Panairin Ndërkombëtar të Makinave në Kanada, mund të themi që modeli koncept Nissan Xmotion mund të ishte kandidat më i mirë për të shkuar në hapësirë ose në planetin Mars.

  

Nissan Xmotion është një SUV 6-vendëshe që shkrin në një,  kulturën dhe mjeshtërinë Japoneze bashkë me stilin e Amerikës Veriore. Një nga gjërat që na bëri përshtypje është i ashtuquajturi “komandues pa prekje” i cili ndodhet në qendër të kroskotit dhe mund të kuptojë lëvizjet e pasagjerëve.

 

Kështu që nëqoftëse doni të ndryshoni muzikën, të hapni video, të ngrini temperaturën e kondicionerit ose funksione të tilla, ju duhet vetëm të lëvizni dorën në ajër pa prekur asgjë. Kjo për shembull në Mars do ishte shumë e rëndësishme sepse do ishit gjatë gjithë kohës me doreza të trasha dhe jo funksionale.

  

Modeli koncept i kompanisë Japoneze premton shumë dhe na tregon që e ardhmja e makinave do të jetë shumë më e bukur dhe më spektakolare.

*Makinat janë fotografuar eksluzivisht nga automjet.al

 

 

Lini një Përgjigje