Një 18 vjeçare vendos një rekord të ri shpejtësie(video)

Mariglen 0

Më në fund 2 modelet e reja të motorrëve të Royal Enfield do të dalin në treg. Pas disa vonesash motorri Interceptor 650 dhe Continental GT 650 do të dalin zyrtarisht në treg në muajin nëntor. Nëse ju po prisni me padurim daljen e këtyre motorrëve në treg, kompania ka njoftuar për vendosjen e një rekordi të ri shpejtësie nga një motorr Continental GT gjatë Bonneville Speed Week. Motorri i modifikuar Contintal GT 650 arriti një shpejtësi prej 150mph, një rekord ky që duhet konfirmuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit. Dhe gjëja më e bukur e këtij rekordi ishte se u vendos nga një 18 vjeçare. Ajo është Cayla Rivas nga Fresno e Kalifornisë dhe deri tani ka vendosur 12 rekorde të ndryshme. Edhe pse këto 2 motorrë hynë tek grupi i motorrëve klasikë dhe jo ato të garave me disa modifikime ju mund të arrini ta shndërroni këtë motorr klasik në një motorr që mund të thyejë rekorde.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Sid Lal (@sidlal) on

This post is also available in: English