Një “bishë” e vërtetë, BMW X5 2019 sjell risinë që çdo kush do ta dëshironte

ardita 0

Në takimin e fundit vjetor shefi i BMW, Harald Kruger konfirmoi se X5 do të jetë modeli i katërt X i kompanisë që do të zbulohet këtë vit. BMW më në fund ka zbuluar imazhet zyrtare të gjeneratës së saj të katërt, modelin X5.

Pritet që debutimin e saj zyrtar ajo do ta bëjë tek “Motor Show” në Paris dhe që do të zhvillohet në muajin tetor. Mendohet se BMW X5 do të rivalizojë Mercedes GLE dhe Audi Q7. Modeli X5 është shumë i rëndësishëm dhe i veçantë për kompaninë pasi do të jetë BMW-ja e parë që do të përfshijë sistemin e ri “infotainment iDrive”. Ky lloj sistemi është konsideruar si një nga më të mirat në industri dhe ky version i përditësuar gjithashu do të shfaqet tek modelet e Serisë 3 dhe tek SUV-i X7.

Mbetet për t’u parë se sa revolucionar është mishërimi i ri i sistemit të “infotainment”, por  imazhet e para zyrtare të X5 konfirmojnë një dizajn revolucionar. X5 aktuale që ka qënë në treg që nga viti 2013 ende përdor të njëjtën arkitekture si modeli i dytë që u prezantua në vitin 2006, kështu që ndryshimi më i madh në këtë gjeneratë të katërt do të jetë përdorimi i një platforme të re.

X5 mund të mos jetë SUV-i më i shitur i kompanisë, pasi atë titull e mban modeli X1. Por X5 ende është një model shumë i rëndësishëm sepse tani përfaqëson 8.7 përqind të shitjeve totale të kompanisë.

Gjenerata e katërt e kësaj makine SUV, fillimisht është testuar në pistat e garave, për të vazhduar më pas me rrugë malore të mbuluara nga akulli, pjesët malore, dunat e shkretëtirës dhe nëpër shtretër të lumenjve. Mësohet se ky SUV është testuar edhe në temperatura të ndryshme, si dhe ka kaluar me sukses të gjitha simulimet. 

This post is also available in: English