Një Harley-Davidson për 9 veta!(Video)

Mariglen 0

Mirë e lexuat, 9 veta dhe nuk është gabim drejtëshkrimor.  Nëoftëse dikush do t’ju thoshte që do t’ju japim falas një motorr Harley-Davidson, cilin model do zgjidhnit. Do të zgjidhnit modelin sportiv dhe të shpejtë “V-Rod”, apo një “Softail” per rrugë të gjata plotë aventur?

Për adhuruesit e motorrave të tipit Harley, ky propozim do ishtë i jashtëzakonshem dhe do pranonin çdo model të ofruar. I vetmi problem eshte se shumica e motorrave jane per 1 ose 2 veta.

Por si mund ta kombinosh deshiren për të shijuar një udhetim me Harley dhe njëkohësisht ta ndash atë me një grup shokësh? Në këte rast do t’ju duhej një Harley-Davidson limuzin.Por a ekziston një e tillë?

Harley-Davidson Limo Hybrid

Ky motorr-limuzin ekziston me të vertet dhe është i mahnitshem.  Në pjesen e përparme është një Harley e 2012 dhe pas terheq një “kabin” me më shumë gjera sesa duket ne pamje të parë.

Kjo perl e bardhë përmbanë gjithcka që mund të prisnit nga një xhiro luksoze me limuzin: bar. TV plasma,sistem audio, ajer te kondicionuar, xhama të zinjë, dyer që hapen vertikalisht dhe dy vende ekstra panoramike ku me siguri do ndieni si mbreter.

Gjatësia e terë struktures arrin 6 metra, peshon 1.75 ton dhe fuqizohet nga një motorr HP V8 Chevy 5.7 litersh me 350 kuajfuqi.

Nëqoftëse pyesni veten ku mund ta gjej një të till, duhet t’ju themi që ekziston vetëm 15,000km largë, ne Queensland te Australis…prandaj shijoni videon.

Lini një Përgjigje