Një Mercedes-AMG GT S unik

ardita 0

Mercedes-AMG GT S është një nga makinat për të cilat flasin shumica e njerëzve, madje edhe kur është ende në fabrikë. Por, gjithmonë do të ketë njerëz të cilët duan që makina e tyre të jetë më e veçanta.

Për ata të cilët dëshirojnë që Mercedes-AMG GT S i tyre të jetë plotësisht unik, kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Fostla, ka krijuar disa përmirësime të cilat kushtojnë rreth 28,000 euro në Gjermani.

Në këto përmirësime hyn përforcimi i motorit nga 503 në 604 kuajfuqi, ku tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h. Po ashtu në përmirësime përfshihet edhe njësia ECU e modifikuar, filteri BMC për ajër si dhe sistemi i ri i shkarkimit të gazrave.

Fostla pjesën e jashtme të këtij modeli e ka bërë dy-ngjyrësh (të kuqe dhe të argjendtë), si dhe në pjesët anësore të tij gjendet mbishkrimi “Fostla.de”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”80″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]