Një nga makinat e rralla Ford GT provë del në shitje.

Admin 0

 Pas suksesit të Ford GT40 në vitet 1960, Ford kaloi dekada pa prodhuar ndonjë makinë më të mirë se ajo. Por pas shumë vitesh në vitet 2000 Ford arriti të ndërtojë një makinë të fuqishme dhe të shpejtë. Shumë kompani dhe furnizues u përfshinë në përpjekjet e Ford për të  prodhuar makinën e re dhe kjo përfshin material të ndryshme si edhe makina provë. Shumica e këtyre makinave provë nuk ishin të këqija por për arsye të sigurisë ato u shkatërruan.

Gjithsesi disa prej tyre u mbajtën dhe njëra prej tyre ka dalë në shitje. Nëse jeni të interesuar për ta zotëruar një makinë të tillë atëherë duhet të shkoni në Auburn Indiana sepse atje do të dali në ankand kjo makinë.

 

Kjo makinë njihet si prototipi numër 4 i cili u ndërtua për testimin e amortizatorëve dhe frenave. Gjithashtu në një makinë të tillë mund të gjeni shumë gjëra të cilat nuk janë përfshirë tek modeli original si dritat e përparme të cilat janë pak më ndryshe se modeli original. Me gjeneratën e dytë të makinave Ford GT të cilat kanë dale në shitje çmimi i makinave të gjeneratës së parë është duke u rritur dhe nuk i dihet se sa mund të arrijë çmimi i kësaj  makine provë në ankand.

This post is also available in: English