Një nga prototipet e rrallë të Audi Quattro ka dalë në shitje

Mariglen 0

Audi Quattro është një nga makinat që ka lënë shenjë në botën e automobilizmit. Sistemi i drejtimit që kishte kjo makinë u bë shkak që makinat e garave rally të ndryshonin dizajnin dhe të huazonin këtë system drejtimi. Kjoë është një nga protoripet e makinave prove më të rralla në botë.

Kjo makinë ka një histori shumë interesante. Kur u prezantua në fillim kjo makinë kishte shumë kërkesa sin ë Europë po ashtu edhe në Britani. Problemi ishte se Audi i prodhoi këto makina në fillim vetëm në modelin europian me timonin në krahun e majtë. Por pas shumë kërkesave të ardhura nga Britania Audi filloi testimin për të  prodhuar të njëjtin model mkine por me timonin në krahun e djathtë.

Vetëm 12 makina prove u ndërtuan dhe kjo është një nga të parat dhe të vetemet që ekzistojnë. Kjo makinë do të dalë në shitje në September Silverstone Auction në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo makinë jo vetëm që është e rrallë por është edhe në gjendje të mirë pune. Ankandi do të mbahet në 29 shtator dhe çmimi i kësaj makine pritet që të jetë diku rreth 50,000-60,000 paund.

This post is also available in: English