E pabesueshme! Një sheik arab ka ndërtuar një makinë gjigande me dhjetë rrota

ardita 0

Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan që jeton dhe vepron në Abu Dabi ka shpërndarë në rrjetin social, instagram fotot e një makine gjigande që është një kombinim i një kamioni ushtarak  Oshkosh M1075 dhe një automjeti civil Jeep Wrangler.

Makina njihet me emrin “Dhabiyan”, ka një motor hibrid është e gjatë 10 metra e gjatë, 2.5 metra e gjerë dhe 3 metra e lartë, peshon 24 tonë.

Sipas sheikut kjo makinë është më e madhja në botë në kategorinë SUV dhe nën kapak ka motorin gjigand prej 15.2 litra me gjashtë cilindra që prodhon 600 kuaj fuqi. Makina, e quajtur Dhabiyan, përdor pjesë nga disa makina tjera të prodhimit në dizajnin e saj.