Një tjetër gjobë për BMW për nivelin e lartë të emetimeve.

liridona 0

BMW është gjobitur me 9.65 milion $ për shitje të makinave me naftë që kalonin limitin e lejuar të emetimeve.

Ndryshe nga skandalet e tjera të emetimeve, BMW nuk është ndëshkuar për mashtrim të konsumatorëve. Kompania u akuzua për gabime të mbikëqyrjes së cilësisë, gjë të cilën e pranoi edhe vetë prodhuesi gjerman.

Sipas Reuters, kompania ka instaluar softuerin e gabuar të menaxhimit të motorit në 7,965 automjete.

Investigimi filloi vitin e kaluar mbi disa dyshime se marka kishte filluar të përdorte të njëjtën pajisje për të cilën Volkswagen u dënua më parë.

Megjithatë nuk u gjet një pajisje e tillë apo lojëra të qëllimshme nga punëtorët e BMW.

Prodhuesi gjerman ka bërë disa ndryshime për përshtatjen e emetimeve me rregullat e reja të Bashkimit Europian. Këto ndryshime i kanë kushtuar kompanisë 24% rënie në fitimin gjatë periudhës Korrik-Shtator të vitit të kaluar.