Një tjetër rekord vendoset në Nürburgring

Admin 0

Një tjetër rekord është vendosur në Nürburgring. Nuk bëhet fjalë për thyerjen e rekordit të vendosur nga Timo Bernhard me Porsche 919, por është thyer rekordi i makinës më të shpejtë e cila është ende në ndërtim e sipër.

Lamborghini Aventador SVJ është një makinë që zyrtarisht do të prezantohet muajin e ardhshëm, por që është makina që ka vendosur një rekord të ri në Nürburgring.Koha në të cilën ajo e ka përshuar pistën është 6 minuta e 44.97 sekonda. Kjo kohë është 2.27 sekonda më e shpejtë se rekordi i vendosur më parë nga Porsche GT2 RS. Përpara Porsche rekordin e mbante një Lamborghini Huracan Perfomante me kohën 6 minuta e 52.01 sekonda. Piloti i cili vendosi rekordin ishte Marco Mapelli. Lamborghini SVJ kishte të njëjtat goma Pirelli Trofeo si Lamborghini SV dhe ishte 15 sekonda më e shpejtë se Lamborghini SV gjë që tregon se sa shumë është përmirësuar Lamborghini SVJ. Rekordi i Porsche GT2 RS zgjati vetëm 11 muaj, por sa do të zgjasë ky record? Kush do ta thyejë atë?

This post is also available in: English