Një tjetër zyrtar i BMW shprehet se kërkon ndërtimin e një supermakine.

Admin 0

Me prezantimin e BMW seria 8, BMW iu afrua shumë krijimit të një supermakine. Edhe pse kjo makinë mund t’ju duket e mrekullueshme ajo nuk hyn në kategorinë e supermakinave, kështu që fansat po pyesin se kur BMW do të ndërtojë një makinë të tillë. A do të ndërtonte BMW një supermakinë si makina legjendare BMW M1? Klaus Frolich një nga pjesëtarët e bordit drejtues të BMW mendon se ndërtimi i një supermakine nga BMW do të ishte diçka pozitive. Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga BMW Frolich e lë të hapur mundësinë që diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen. Ai është zyrtari i dytë pas dizenjuesit Jozef Kaban që është pro ndërtimit të një supermakine nga BMW.

Nëse shikojmë makinat e prezantuara nga BMW do të shohim që BMW i8 i ngjason shumë si koncept supermakinave hibride si McLaren P1 dhe Frolich beson se ky koncept makine do të ishte një pikëniske e mirë në krijimin e një supermakine të re.

This post is also available in: English