Njëra më unike se tjetra! Hidhini një sy 20 makinave koncept që priten të dalin së shpejti

ardita 0

Kur flasim për makinat koncept, mendojmë se si e ardhmja e makinave do të jetë në vitet që do të vijnë. Në të ardhmen do të ketë makina që do të mund të bëjnë gjithçka që ju dëshironi.

Në përgjithsesi makinat koncept janë krijuar nga idetë që kanë patur prodhuesit e automjeteve ose dizenjuesit e tyre, të cilët më pas i nxjerrin këto krijime nëpër panairet e makinave. Njerëzit presim me padurim që t’i shohin ose t’i ngasin ato qoftë edhe për një testim. 

Ka shumë njerëz që kanë mundësi që të marrin pjesë në panairet e makinave dhe i shohin më nga afër këto makina koncept, por ka dhe nga ato që nuk kanë mundësi të marrin pjesë për arsye të ndryshme.

Më poshtë keni një listë me 20 makinat koncept më të njohur, në këtë mënyrë do të keni mundësi të shihni se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me makinat:

20. Makina koncept Caterham AeroSeven

Caterham AeroSeven është një makinë sportive, debutimin e saj e bëri në Singapor në vitin 2013. Kjo veturë me dy vende ka një dizajn të sheshtë, nuk ka dritare, dyer apo çati. AeroSeven ka një motor 4 cilindërsh me 2.0 litra dhe prodhon 237 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0-100 km e arrin për 4 sekonda. Dizajni  i ulët i makinës dhe formës është ajo që shumë njerëz nuk e pëlqejnë. 

19. Maserati LaMaserati

Maserati LaMaserati është ende nje ide dhe është krijuar nga Mark Hostler. Hostler ka dizajnuar LaMaseratin rreth platformës së LaFerrari. Sipas Yanko Design kjo makinë ka një sistem KERS që e bën makinën të lehtë. Eshtë një dizajn mjaft i ftohtë për një makinë të ardhshme. Shpresojnë që një ditë kompania ta ndërtojë fizikisht në mënyrë që ta shohim e ta testojmë.

18. Audi Fleet Shuttle Quattro

Ka një arsye se pse Audi Fleet Shuttle Quattro ka një dizajn të tillë futuristik. Ajo u krijua për filmin Sci-Fi Ender’s Game. Sipas Dezeen, një Audi A7 Sportback ishte përdorur në fillim dhe më pas makina u modifikua, i ndryshuan çatinë duke e bërë transparente etj. Harrison Ford i cili luajti në film u pa duke e ngarë këtë makinë gjatë filmit që u lançua në 2013.

17. Mono EV

Mono EV është projektuar nga Heesang Ahn, kjo makinë koncept ka një dizajn të bukur por është i vogël. Në fakt kjo makinë mund të ndryshojë madhësinë e saj me anë të shtypjes së një butoni. Sipas Recombu gomat e kësaj makine kthehen deri në 90 gradë duke e bërë më të lehtë manovrimin. Për fat të keq në këtë kohë nuk ka plan absolut për të ndërtuar Mono EV. 

16. Rolls Royce Eidolon

Rolls Royce ka projektuar makina vërtet të bukura gjatë viteve. Koncepti Rolls Royce Eidolon 2030 duket si një jaht me rrota. Sipas Behance kjo makinë vjen me Pulse Magnetic dhe ka një konsum të ulët të energjisë.

15. Audi RSQ

Që kur 3D-Printers kanë që të disponueshme njerëzit kanë filluar përdorimin e tyre për të krijuar pothuajse çdo gjë që duan. Por Audi e ka përdorur printimin 3D Metal për të krijuar dhe zhvilluar një makine të printuar 3D. 

14. VW Uniblock 

VW Uniblock nuk duket tamam si një makinë që kemi parë më parë. Ajo është në të vërtetë në formën e një kutie. Sipas Motorcove, VW Uniblock mund të zgjerohet, duke krijuar hapësirë për më shumë pasagjerë ose për gjëra që kanë nevojë të transportohen. Kompanitë mund të përdorin Uniblock për të të transportuar punonjësit e tyre, duke e bërë udhëtimin më të lehtë dhe më të shpejtë.

13. Incubator

Kjo makinë duket si diçka e një planeti tjetër, por ky mjet koncept i quajtur Inkubator është projektuar nga Dong-woo Nam i cili ka patur mjedisin në mendje. Sipas Motorcove kjo makinë mund të ndihmoje në Afrikë, pasi mund të lëvizë shumë shpejt mbi terrenin e vështirë, duke bërë të mundur shpëtimin nga kafshët e egra. Do të ishte perfekte në rast të fatkeqësive natyrore, për të sjellë ushqime, për të shpëtuar etj.

12. Paean

Paean ka me të vërtetë një dizajn shumë ndryshe për një makine dhe duket sikur ka dy kate. Eshtë projektuar nga Kyoung-duck Ryu i cili është nga Koreja e Jugut. Kjo makinë gjithashtu mund të kalojë në energjinë e hidrogjenit dhe përdor avullin nga gomat për të prodhuar pika të ujit që i japin makinës më shumë energji dhe duke e bërë atë më të lehtë në mjedis.

11. AKA24

Makina koncept AKA24 është projektuar nga tre persona, Chuang Dong, Zhen Qiu dhe Haowen Deng. Sipas Incredible Worldwide, AKA24 mund të bëjë gjëra që makinat e tjera nuk kanë qënë në gjendje të bëjnë më parë, është si një park zbavitës në rrota.

10. Renault Moister

Renault Moister është projektuar nga Antonio Yang Min-Seok. Pamjet e saj të hijshme janë shumë futuristike, në të ardhmen kjo mund të përdorej për të eksploruar terrene të ndryshme.

9. Infinitlar

Infinitlar duket si një rrotë gjigande, por është shumë më tepër. Jex Chau i cili krijoi këtë automjet donte të ndihmonte në rritjen e popullsisë dhe nevojën për të patur shtëpi në mbarë botën. Infinitlar ka hapësirë të mjaftueshme për të fjetur, punuar dhe ka vend për të luajtur fëmijët. Sipas Tuvie, Infinitlar ka një reaktor diellor që kthen dritën në hidrongjen duke e lejuar atë të lëvizë vazhdimisht.

8. Urban Pod

Urban Pod është një makinë e çuditshme që mund të shohim një ditë nëpër qytet. Pod është projektuar për dy persona, përdor gjurmet e gishtave të shoferit për të hapur derën dhe monitoron gjithçka, që nga presioni i gomave, deri tek kontrollimi i kushteve të rrugës.

7. P.F.U.V.

PFUV (Personal Folding Urban Vehicle) duket si një karrige e cila edhe kur paloset nuk zë fare hapësirë. Vetëm një person mund të futet në të dhe nuk do të ishte mirë për pazaret ushqimore, por deri në vitin 2040 kush e di sesi do ta marrim ushqimin. 

6. Mercedes Aria Swan Wing

Aria  Swan Wing është një makinë elektrike e krijuar nga Slavche Tanevsk. Ky koncept e ka marrë emrin nga dyert e saj të cilat në të dyja anët hapen lart dhe duken si krahë mjellme.

5. Mercedes Unimog

Mercedes Unimog u krijua për të festuar suksesin e kamionëve Unimog pas 60 vjetësh. Sipas Motor1, Mercedes u përpoq të bashkonte të kaluarën dhe të ardhmen së bashku me këtë dizajn dhe sigurisht që ju bën të habiteni. Ky mjet ka shumë fuqi dhe mund të mbuloje të gjitha llojet e terreneve. 

4. VW Aqua Curvy Hovercraft

Aqua Curvy Hovercraft u krijua nga Yuhan Zhang. Mund të ecë me lehtësi mbi borë, akull, rërë dhe ujë, por nuk  mund të ngitet në rrugë.

3. Citroen Eggo

Citroen Eggo është një makinë e vogël dyvendëshe dhe ka formën e vezës së merimangës. Eshtë ndërtuar nga Damnjan Mitic dhe do të ishte i shkelqyer për një punë të shpejtë që ju duhet të bëni në çdo lloj moti, duke ju kursyer shumë kohë.

2. McLaren Jetset

Jetset McLaren u projektua nga Marianna Merenmie. Eshtë një makinë me pamje të bukur futuristike. McLaren Jetset duket sikur nuk ka goma prapa, ato janë të fshehura. Të apasionuarit e makinave shpresojnë se Jetset McLaren të jetë në dispozicion në treg deri në vitin 2020.

1. Servvan Robotic

Kjo është një makinë e këndshme dhe ndryshe nga të tjerat. Servvan Robotic është një makine futuristike mund të ecë në drejtime të ndryshme. Në qoftë se do të flasësh me personin prapa mjafton të rrotullosh sediljen dhe do të gjendeni ballë për ballë me të. Mund të kontrollohet edhe nga interneti, mund ta programoni atë për të marrë një udhëtim.