Njihuni me 10 makinat luksoze që kanë nën pronësi Jay-Z dhe Beyonce

ardita 0

Në ditët e sotme ka shumë çifte të pushtetshme në Hollivud. Një nga këto çifte që qëndrojnë në krye të listës janë Jay-Z dhe Beyonce.

Ata u martuan zyrtarisht në vitin 2008, por edhe përpara se të martoheshin të dy ishin shumë të pasur. Tani së bashku janë akoma edhe më të pasur dhe ata janë në gjendje të blejnë çfare të duan.

 Më poshte keni të paraqitur një listë me disa nga makinat që kanë nën pronësi Jay-Z dhe Beyonce:

10. 1957 C1 Corvette

Kjo makinë e bukur është një nga Corvette-t e para që u krijuan ndonjëherë. Këtë makinë e ka blere Jay-Z për 3,176.32 dollarë.

9. Rolls-Royce Silver Gold

Ky Rolls-Royce është ndërtuar në vitin 1959. Ka një motor 6.2 litra, pjesa e brendshme është e bërë e gjitha me porosi. Shpejtësinë maksimale e ka 183 km/orë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 10.3 sekonda. Bashkëshorti ia dhuroi këtë makinë Beyonce-s  për ditëlindjen e saj të 25-të dhe i ka kushtuar 1 milion dollarë.

8. Pagani Zonda F

Kjo makinë ka një motor V12 me 7.6 litra, arrin shpejtësinë nga 0 deri në 100km në 3.6 sekonda. Cmimi fillestar për këtë Zonda është 670,000 dollarë dhe ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar për të, për shkak të shpejtësisë dhe luksit që ajo ofron. Pagani Zonda F ka një shpejtësi maksimale prej 344 km/orë dhe ndoshta kjo mund të jetë nje nga arsyet se pse Jay-Z e vendosi t’a blinte.

7. Bugatti Veyron Grand Sport

Beyonce nuk është e vetmja që merr makina të shtrenjta si dhuratë për ditëlindjen e saj. Këngëtarja e famshme bleu një Bugatti Veyron Grand Sport për ditelindjen e 41-të të burrit të saj. Ka kushtuar rreth 2 milion dollarë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 410 km/orë.

6. Mercedes-Benz McLaren SLR

Gjithësej janë prodhuar vetëm 3500 njësi të kësaj makine nga partneriteti midis Mercedes dhe McLaren dhe një nga këto makina ndodhet në garazhin e Jay-Z dhe Beyonce. Ka një motor V8 me 5.4 litra, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 3.4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 321km/orë. Kjo makinë u ka kushtuar 455,500 dollarë.

5.Maybach Exelero

Maybach Exelero i ka kushtuar Jay-Z 8 milionë dollarë, është makine kupe dhe ka një shpejtësi prej 321 km/orë.

4. Porsche 911 Carrera Cabriolet

Kjo makine është e aftë të arrijë një shpejtësi 0 deri në 100 km në vetëm 4.1 sekonda. Jo keq por siç thamë, ka disa makina shumë luksoze në këtë listë.

3. Tesla Model S

Jay-Z vendosi që të blinte një model elektrik dhe zgjodhi të blinte një makinë Tesla Model S. Eshtë e gjitha në ngjyrë të zezë, kjo makinë është ndryshe nga makinat e tjera të tij por gjithësesi i përshtatet reperit më së miri. I ka kushtuar 70,000 dollarë.

2. Cadillac Escalade

Kjo makinë super luksoze ka një motor V8 me 6.2 litra, ofron disa opsione të ndryshme si ngrohjen e sediljeve, Wi-fi etj. Kjo makine ka kushtuar 100,000 dollarë. 

1. Ferrari F430 Spider

Kjo është makina e preferuar e Jay-z. Ferrari F430 Spider shpejtësinë nga 0 deri në 100km e arrin në 3.9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 321km/orë. Kjo makinë nuk është shumë e shtrenjtë, kushton 220,000 dollarë.

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje