Njihuni me 10 makinat që kanë motorin e një prodhuesi tjetër

ardita 0

Në botën e mrekullueshme të automobilave, nuk është e pazakontë që një model të huazojë motorin e tij nga një prodhues tjetër, veçanërisht në segmentet kryesore. 

Nëse merrni Volkswagen Group për shembull, Volkswagen Golf GTI ndan motorin turbo 2.0 litërsh me disa modele të tjera të performancës nga markat brenda grupit, duke përfshirë Skoda Octavia RS dhe SEAT Leon FR. Por ndonjëherë, madje edhe prodhuesit  nga familje të ndryshme vendosin të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë teknologji, motorë, platforma etj. 

Më poshtë do t’ju prezantojmë me 10 modele të tilla, të cilat kanë motorin e një prodhuesi tjetër dhe këto nuk janë vetëm makina të zakonshme:

1. Mercedes-Benz A-Class – Renault

Mercedes Benz – A Class është tashmë në gjeneratën e katërt. Që prej lançimit të modelit më të fundit, prodhuesi i njohur i makinave ka ofruar disa opsione të ndryshme të motorëve. Në veturën A180d gjendet një motor nga Renault 1.5 liter dCi diesel, që po ashtu shfrytëzohet nga Dacia dhe Nissan. Gjeneron 116 kuajfuqi në performancën e vet maksimale.

2. Alfa Romeo Giulia QV – Ferrari

Alfa Romeo Giulia QV është e vetmja rivale e denjë italiane për sedanët kompakt me performancë të lartë nga Gjermania. Që të arrijë 510 kuajfuqi, Giulia QV varet nga një motor 2.9 litra V6 biturbo i zhvilluar bashkë me Ferrarin.

3. BMW 116i (F20) – PSA

BMW dhe grupi francez PSA kanë bashkëpunuar për të realizuar motorin nga familja EP. Këto janë 1.4 litërshi (EP3) dhe 1.6 litërshi (EP6) që mund t’i gjejmë si motorë në Mini, BMW 1 Series/3Series dhe veturat e grupit PSA.

4. Pagani Huayra – Mercedes-AMG

Pagani Huayra është supermakina italiane që u prezantua në vitin 2011. Në trupin e saj të bukur, ka një motor V12 që vjen direkt nga punishtja e Mercedes-AMG. Në varësi të versionit, ky motor zhvillon nivele të ndryshme të fuqisë. Në atë të Pagani Huayra BC, kjo V12 ofron jo më pak se 789 kuajfuqi (588 kW)!

5. Smart Fortwo – Renault

Smart Fortwo është një makinë nga Grupi Daimler, pronari i Mercedes-Benz. Megjithatë, rreth 60 për qind e komponentëve të tij ndahen me Renault Twingo. Nën trupin e saj, ajo ka motorë benzine, që mund t’i gjejmë edhe te Renaulti apo Dacia.

6. Aston Martin Vantage – Mercedes-AMG

Aston Martin ka prezantuar kohët e fundit supermakinën e saj, qe njihet me emrin Vantage. Ashtu si vëllai i saj më i madh, DB11, ai merr një motor prej 4.0 litra V8 biturbo nga Mercedes-AMG.

7. Lamborghini Huracan Performante – Audi

Lamborghini Huracan Performante është një prej makinave më të shpejta në Nurburgring. Performanca e veturës sportive itailane është e mundur falë një motori V10 FSI që po ashtu mund të gjendet nën Audi R8.

8. Donkervoort D8 GTO-RS – Audi

Donkervoort D8 GTO është një makinë siç çdo Lotus tjetër gjithnjë shkon në “gjah” për shpejtësi sa më të mëdha. Kjo veturë peshon më pak se 700 kilogramë dhe është e fuqizuar nga një motor pesë cilindërsh nga Audi prej 2.5 litra turbo. Ne e gjejmë të njëjtin motor nën Audi RS3 dhe TT RS.

9. Lotus Evora – Toyota

Lotus Evora – Toyota është lançuar në vitin 2009 dhe është ende në treg. Motori i saj V6 është i zhvilluar nga Toyota dhe ofron deri në 436 kuajfuqi në Lotus Evora GT430.

10. Toyota GT86 – Subaru

Toyota GT86 është një makinë coupe sport e drejtuar nga një motor katër cilindërsh. Është “kushëriri” i Subaru BRZ dhe dy veturat ndajnë po ashtu të njëjtin dizajn, pothuajse. Motori për të dyja është i realizuar dhe i zhvilluar nga Subaru, një motor me katër njësi prej 200 kuajfuqi.

This post is also available in: English