Njihuni me 10 makinat që ndodhen në garazhin e Conor McGregor

ardita 0

Conor McGregor është një luftëtar irlandez i arteve marciale dhe boksier. Ai është kampion i “Ultimate Fighting Championship”, gjatë konferencave për shtyp ai është agresiv me kundërshtarët e tij.

Fama e ka lejuar atë që të bëje shumë para dhe për këtë arsye një nga hobet e tij është koleksionimi i makinave të shtrenjta. Ai ka nën pronësi 3 modele të ndryshme Rolls Royce nga të cilat një është ndërtuar posaçërisht për të.

 Më poshtë keni të paraqitur një listë me 10 makinat më të shtrenjta që ka nën pronësi Conor McGregor:

1. Lamborghini Aventador

Aventador-i i markës së famshme italiane është pjesë e garazhit të tij dhe ai ka vendosur ta quajë ‘Mutant’. Nga flota e tij e makinave kjo është një nga tre Lamborghin-it që ai zotëron dhe ka planifikuar të zgjerojë koleksionin e makinave ekzotike. Pasi fitoi shumë famë gjatë karrierës së tij, ai ishte në gjendje ta përballonte këtë “bishë” për 260,000 dollarë. Makina ka një motor V12 me 6.2 litra dhe arrin shpejtësinë nga 0-100 km për vetëm 2.9 sekonda.

2. Cadillac Escalade

Ky mund të jetë automjeti në garazhin e tij që i përshtatet më shumë personalitetit të McGregor. SUV-i është aq i madh sa egoja e tij dhe e fortë ashtu siç Conor McGregor. Escalade ka 8 sedilje dhe ka një nga sistemet më të mira të altoparlantëve. Ka 16 altoparlantë që përdorin tekonologjinë ‘Centerpoint’ për t’i dhënë pasagjerëve qartësi në tingull. 

3. Rolls Royce Ghost

Ky është një nga tre Rolls Royces që zotëron Conor dhe është më i njohuri nga flota e tij e makinave. Arsyeja për këtë është se Ghost është bërë me porosi posaçërisht për të, pjesa e jashtme është e lyer me ngjyrë të zezë mat dhe anash makinës është vendosur psedonimi i tij “Notorious” bashkë me një foto të McGregor. Makina e shtrenjtë i është dhuruar atij nga Rolls Royve Motor Cars në Amerikën e Veriut përpara se ai të futej në ‘UFC’ (Ultimate Fighting Championship)

4. Rolls Royce Coupe Phantom Drophead Coupe

Phantom është kabriole dhe ka kushtuar 300 000 dollarë. Rolls Royce është i njohur për prodhimet e tyre luksoze po e veçanta e kësaj makine është se ajo shkon 386km/orë, që është shumë. McGregor e bleu këtë makinë pasi doli fitimtar gjatë ndeshjes me Jose Aldo në ‘UFC 194’.

5. Lamborghini Aventador Roadster

Gjëja më unike e kësaj makine është se lëshon flakë, Conor hodhi edhe një video në Instagram duke treguar flakën që nxirrte makina nga tubi shkarkues. Kjo makinë kombinon stilin dhe fuqinë në një paketë e cila i përshtatet luftëtarit ashtu si shumica e makinave në koleksionin e tij.

6. Lamborghini Huracan

Huracan Avio është një nga tre Lamborghini-t në koleksionin e McGregor dhe i ka kushtuar atij 200 000 dollarë. Huracan është një në llojin e vet dhe arrin shpejtësinë nga 0-100km për 3.2 sekonda në sajë të motorrit V10, 5.2 litërsh.

7. Rolls Royce Dawn

Ky Rolls Royce i ka kushtuar 350 000 dollarë, kur u pyet se përse ai ka nevojë per dy Rolls Royce me vlerën e 400 000 dollarëve, ai postoi në instagramin e tij të dy makinat e tij dhe shkroi “Një është për biznes, ndërsa tjetri është për më shumë biznes”. Dawn është i konvertueshëm dhe është aq elegant sa shumica e Rolls-Royce. McGregor është sigurisht një njeri me fat që ka nën pronësi një të tillë dhe që ka mundësi ta ngasë.

8. McLaren 650S

‘Bisha’ me ngjyrë portokalli kushton rreth 200 000 dollarë dhe është një nga makinat më të shpejta nga flota e tij. McGregor-it i pëlqen që t’u vendosë emra makinave dhe 650S e ka quajtur ‘Hamilton’. Kjo makinë është e ngjashme me McLaren P1, ka një motor V8 që prodhon 600 bhp.

9. BMW I8

Kjo BMW veçohet nga çdo makinë tjetër e McGregor dhe është e përkryer për të. Makina elektrike nuk kishte si të mungonte në garazhin e tij.

10. Mercedes-Benz S550 Coupe

Conor McGregor bleu një makinë luksoze S-Class e cila është vetura më e shitur e makinave lukszoze në botë. Ajo që Conor zotëron është e zezë ka një stil shumë të veçantë, prandaj ai ka investuar shumë për ta blerë këtë makinë.

 

 

This post is also available in: English