Njihuni me 10 makinat të koleksionit të Pablo Eskobarit

ardita 0

Pablo Eskobar ishte një narkotrafikant kolumbian. Karteli i tij i drogës kishte 80% të shitjeve në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë të ardhura peronale prej 21.9 miliardë dollarë në vit.

Ai u quajt shpesh “Mbreti i kokainës” dhe ishte krimineli më i pasur në histori, me një vlerë neto të njohur prej 30 miliardë dollarësh në fillim të viteve 1990 (ekuivalente me rreth 56 miliardë dollarë të vitit 2018) duke e bërë atë një nga njerëzit më të pasur në botë.

Në 1993, Escobar u qëllua dhe u vra në qytetin e tij nga Policia Kombëtare Kolumbiane, një ditë pas ditëlindjes së 44-të. Eskobar gjithashtu pati një pasion për makinat, i pëlqente të përdorte pasurinë e tij masive për të blerë mjete të ndryshme dhe përgjatë viteve arriti të krijonte një koleksion me të vërtetë unik.

10. 1972 Mercedes S600 Pullman

Mercedes S600 Pullman i ngjan një limuzine presidenciale, gjë që e bën atë një makinë të përshtatshme, për Pablo Eskobarin. 

9. Porsche 935

Makina e garave Porsche 935 ishte një përbindësh i vërtetë në pistë që prodhonte më shumë se 600 kuaj fuqi. Eskobar thuhej se kishte blerë 935 e tij pasi modeli fitoi në garat e “24 Hours of Le Mans” në vitin 1978.

8. Mercedes-Benz 190 SL Roadster

Mercedes-Benz 190 SL Roadster nuk është aq mbresëlënëse sa ‘Gullwing 300SL’ që i ngjan, por ai goditi tregun me një çmim më të ulët dhe u prodhua në sasi të mëdha. Megjithëse Eskobar me siguri do të dëshironte të kishte një makinë ‘Gullwing’, por pati vështirësi të gjente një të tillë dhe përfundoi duke ngarë një SL 190.

7. 1974 Porsche 911 RSR

Fiksimi i Pablo Eskobarit me Porsche 935 e tij e coi ate ne blerjen e nje makine tjeter Porsche 911 RSR dhe ne fakt ishte e njejta makine qe Emmerson Fittipaldi pati pilotuar ne vitin 1974.

6. 1964 Porsche 356

Ndërkohë që makinat Porsche të garave përshtateshin më së miri me kërkesën e Eskobarit për të ecur shpejt dhe për të dominuar pistën, ai gjithashtu shijoi makinën e tij klasike ‘Porsche 356’ të vitit 1964. 

5. Renault Turbo 5

Vitet e hershme të garave të Eskobar u shpenzuan në timonin e Renault Turbo 5 e cila ishte vazhdim i pasionit të tij të përjetshëm.

4. Simca 1000

Simca 1000 ishte një makinë mjaft e njohur në tregun ndërkombëtar. Ishte prodhuar në Kolumbi nga viti 1969 deri më 1977 dhe shpesh shërbenin si taksi në vendin e Amerikës së Jugut. Eskobar dëshironte që ta portretizonte veten si një njeri i popullit dhe ndoshta ngarja e një Simca e ndihmoi të krijonte edhe më shumë imazhin që ai donte.

3. 1928 Cadillac V8 Town Sedan

Koleksioni i Pablo Eskobarit më shumë përmbante makina sportive dhe luksoze të cilat shfaqnin pasurinë e tij. Një Cadillac V8 i vitit 1928 dukej si një lloj limuzine madhështore. Po ajo që e tërhoqi Eskobarin në këtë model të veçantë ishte marrëdhënia me një nga idhujt e tij, Al Capone.

2. 1946 DeSoto

Prodhuar nga viti 1939 deri në 1952, DeSoto Që Pablo Eskobar zotëronte i shtoi një nivel tjetër të stilit klasik të Detroit në koleksionin e tij.

1. 1978 Toyota Land Cruiser

Rrugët e Kolumbisë nuk ishin më të qetat në botë në atë kohë dhe Toyota Land Cruiser ishte një zgjedhje e përkryer për t’u ngarë nëpër terrene të vështira. Sot makinat Toyota të viteve ’70, ’80 dhe ’90 po shohim një rigjallërim, pasi shoferët janë duke e kuptuar se thjeshtësia, besueshmëria dhe lehtësia e mirëmbajtjes i bën ato në disa mënyra superiore ndaj shumë makinave moderne.

 

 

 

This post is also available in: English