Njihuni me 25 makinat më të rralla në botë

ardita 0

Të 25-të makinat që ju do të shihni më poshtë janë të gjitha shumë të rralla dhe të shtrenjta.  

Në këtë listë nuk do të shihni një makinë Lamborghini Aventador që shitet rreth 10 milionë dollarë, sepse ka shumë makina të tilla nëpër rrugë. Por ndoshta do të shikoni një Lamborghini Veneno që shitet për 5 milionë dollarë, për arsye se ka pak makina të tilla në rrugë dhe janë krijuar për një qëllim të veçantë.

Në përgjithësi do të shikoni  makina që janë krijuar për të festuar 50 vjetorin e një kompanie ose makina që kanë fituar një garë të madhe në vitet ’50 dhe ’60, ose makina që janë bërë të njohura nga filmat.

25. 1957 Jaguar XKSS – 1.5  milionë dollarë 

Jaguar XKSS është një version i makines Jaguar D-Type. Është ndërtuar në vitin 1957 dhe nga paraqitja duket si modeli Jaguar E-Type. Vetëm 16 makina të tilla janë ndërtuar 50 vite më parë, nëntë të fundit u krijuan dhe u lançuan në treg në vitin 2016. Kjo makinë u bë shumë e famshme nga aktori Steve McQueen i cili e bleu një të tillë për 5000 dollarë në 1958. Sipas Jalopnik makina XKSS vlen rreth 30 milionë dollarë, kryesisht për shkak të e pronarit të tij. Por nëse keni një nga modelet origjinale të XKSS, Jalopnik pret që ju ta merrni për 1,5 deri në 1,6 milionë dollarë.

24. 2017 Pagani Huayra BC- 2.5 milionë dollarë

Pagani Huayra është një supermakinë italiane që është prodhuar midis viteve 2012 dhe 2018. Makina u pasua nga makina e mëparshme e Paganit, Zonda dhe kishte një çmim prej 850 000 euro. Është cilësuar si supermakina e vitit 2012 nga revista “Top Gear”.  Pagani kishte një marrëveshje me motorr- krijuesin Mercedes-AMG që te prodhonte vetëm 100 njësi. Makina ka një motorr V12 6,0 litërsh dhe është krijuar nga Mercedes-AMG. Prodhon 720 kuajfuqi. Kjo makinë u emërua sipas mikut të ndjerë te Horacio Paganit, Bennz Caiola. Vetëm 20 janë prodhuar, me një çmim prej 2,500 000 dollarë dhe me një motor të permirësuar V12 që i jep 745 kuajfuqi.

23. 2013 Pagani Zonda Revolucion – 2.6 milionë dollarë
 
Kjo makinë debutoi në vitin 1999 dhe janë prodhuar vetëm 135 Zonda që nga viti 2009. Zonda Revolution është një version special që u lëshua vetëm klientëve të veçantë dhe anëtarëve të familjes gjatë tubimit ndërkombëtar  tek “Vanishing Point 2013”. Mercedes-Benz zhvilloi motorrin, V12 6,0 litërsh që prodhon 789 kuajfuqi. Janë ndërtuar vetëm pesë makina të tilla dhe kishin një çmim prej 2.6 milionë dollarësh.

22. Alfa Romeo 33 Stradale – 3 milionë dollarë

Alfa Romeo 33 Stradale është një makine sportive italiane e ndërtuar midis viteve 1967-1969. Janë ndërtuar gjithësej vetëm 18 makina të tilla. Makina është shfaqur në filmin italian ‘Un Bellissimo Novembre 1969’. Eshtë prezantuar në panairin e makinave sportive në Monza, Itali në vitin 1967 dhe prototipi u shit në një galeri private në Japoni. Ka një motor V8, 2.0 litërsh të ndërtuar posaçërisht për këtë makinë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 257 km/orë.

21. 1954 Oldsmobile F-88 – 3.24 milionë dollarë

Makina Oldsmobile F-88 ishte një ‘makinë ëndrrash’ e ndërtuar në vitin 1954, skicat fillestare u krijuan nga Bill Lange. Ajo u ndërtua në shasinë e një Chevrolet Corvette dhe përdorte të njëjtën platformë prej 102 inçësh. Ka një motor V8, 5.3 litërsh dhe prodhon 250 kuaj fuqi. Shumë njerëz besojnë që F-88 ishte ajo që ndryshoi stilin e makinave për epokën e re. Në vitin 2005 makina u shit në ankandin ‘Barret-Jackson Collector Car’ për 3.24 milionë dollarë dhe tani është shfaqur përsëri në muzeun e automobilave ‘Gateway Colorado’.

20. 1994 Ferrari F40 LM – 3.3 milionë dollarë

Ferrari F40 është një makinë klasike sportive e ndërtuar që nga viti 1987 deri në vitin 1992. F40 ishte pasuesi i Ferrari 288 GTO dhe ishte projektuar për të festuar 40 vjetorin e kompanisë. Ishte dizajni i fundit i makinave i aprovuar personalisht nga i madhi, Enzo Ferrari. Ajo ishte gjithashtu makina më e shpejtë, më e fuqishme dhe më e shtrenjtë e Ferrarit në atë kohë. Ka një motor V8 turbo charge që i jep makinës 471 kuaj fuqi.  Nga 1311 F40 të prodhuara vetëm 19 prej tyre ishin F40 LM. Sipas GT Spirit një makinë F40 LM 1994 pritej të shitej rreth 2 deri në 2.5 milionë dollarë por përfundoi duke u shitur për 3.3 milionë dollarë.

19. W Motors Lykan HyperSport – 3.4 milionë dollarë

Lykan HyperSport është një super-prodhim i kufizuar libanez që u ndërtua nga një kompani me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, W Motors. Ajo u ndërtua në vitin 2012 me ndihmën e inxhinierëve libanezë, francezë dhe italianë dhe është makina e pare sportive që u projektua dhe u prodhua komplet në Lindjen e Mesme. Vetëm shtatë njësi u prodhuan, kishte një çmim prej 3.4 milionë dollarë dhe u cilësua si makina e tretë më e shtrenjtë pas Lamborghini Veneno dhe Maybach Exelero. Makina u bë akoma më e famshme kur u shfaq në filmin Furious 7 dhe ka një shpejtësi maksimale prej  386 km/orë.

18. Mansory Bugatti Veyron Linea Vivere – 3.4 milionë dollarë

Bugatti Veyron EB 16.4 është një nga supermakinat më të njohura dhe ka qënë e tillë që kur u lançua në vitin 2005. Versioni origjinal i kësaj makine ka një shpejtesi maksimale prej 400 km/orë dhe u emërua si ‘Makina e Dekadës’ ndërsa nga Top Gear u cilësia si ‘Makina më e mirë’. Veyron Supersport njihet gjithashtu nga Gines si makina më e shpejtë që është prodhuar për rrugët ligjore. Disa variante të veçanta të makinës janë prodhuar përfshirë këtu edhe Mansory Vivere. Janë ndërtuar vetëm 270 njësi të origjinalit Veyron, ka një motor W16 turbocharged me 8 litra.

17. 2016 Icona Vulcano Titanium – 3.8 milionë dollarë

Icona Vulcano Titanium është makina e parë në botë e titanit. Ajo u ndërtua nga Icona që është një kompani italiane e dizajnit dhe që kanë një shprehje të tyre: “Aty ku kreativiteti, përvoja dhe pasioni mund t’i kthejnë ëndrrat në realitet”. Me siguri kjo makinë mund të ketë qënë ëndrra e dikujt sepse duket e mrekullueshme. Ka një motor V8, makina është në gjendje të arrijë shpejtësinë 0-100km në 2.8 sekonda.

16. 2013 Lamborghini Veneno – 4.5 milionë dollarë

Lamborghini Veneno është një makine e kufizuar që bazohet në Lamborghini Aventador. Ai u ndërtua për të përkujtuar 50 vjetorin e kompanisë, është prezantuar për herë të parë në Panairin e makinave në Gjenevë në vitin 2013 dhe shitej me një çmim prej 4.5 milionë dollarësh dhe u bë një nga makinat më të shtrenjta të prodhimit në botë. Ka një motor V12 6.5 litër dhe prodhon 740 kuaj fuqi ndërsa ka një shpejtësi maksimale prej 356 km/orë.

15. 1955 Mercedes 300SL Gullwing – 4.62 milionë dollarë

Mercedes-Benz 300SL Gullwing është një makinë klasike, unike. Kjo është një nga makinat më të rralla në botëe dhe rezultoi menjëherë e sukseshme pas debutimit të saj në Nju Jork ‘Auto Show’ të 1954-ës. Ka një motor 6 litërsh, prodhon 215 kuaj fuqi, ka një shpejtësi maksimale prej 257 km/orë dhe në atë kohë ishte makina më e shpejtë që ishte prodhuar. 300 SL ishte makina më e përparuar teknologjike në treg në vitet ’50.

14. 2009 Koenigsegg CCXR Trevita – 4.8 milionë dollarë

Koenigsegg CCXR është versioni më ekologjik dhe ka një motor V8 me 4 .8 litra por punon me karburant etanoli E85 dhe E100. Në vitin 2009 Forbes zgjodhi CCXR si një nga dhjetë makinat më të bukura në histori. Vetëm dy nga këto makina janë ndërtuar nga tre të planifikuara, për shkak të kostos për t’i prodhuar ato. Njëri është në pronësi të boksierit Floyd Mayweather.

13. 1928 Mercedes-Benz S-type 26/120/180 Sport Tourer – 5-6 milionë dollarë

Mercedes dhe pasardhësi i saj, Mercedes-Benz ishte një nga kompanitë e para të makinave të huaja që kishte arritur një sukses të madh në Amerikë. Deri në vitet 1920, modelet K dhe S të kompanisë ishin disa prej automjeteve më të shtrenjta në treg, të shpërndara kryesisht përmes një distributori të Nju Jorkut tek disa nga njerëzit më të pasur në vend. Fillimisht u prodhuan 150 njësi dhe vetëm një pjesë e vogël kanë arritur të mbijetojnë në shekullin 21. Eshtë një nga makinat më të rralla në botë dhe kohët e fundit është parë një makinë e tillë në ankandin ‘Gooding & Company në Pebble Beach, me një çmim prej 5 deri në 6 milionë dollarë.

12. Porsche 550 Spyder – 6 milionë dollarë 

Porsche 550 Spyder ishte një makinë garash shumë e famshme e prodhuar në vitet 1953-1956. Vetëm 90 njësi janë ndërtuar dhe shumë pak kanë arritur të mbijetojnë në epokën moderne. Ka një motor 4 cilindërsh me 1.5 litra dhe prodhon 110 kuaj fuqi. Makina u frymëzua nga Porsche 356 dhe u nderuar nga Ferry Porsche.

11. 1964 Ford GT40 – 7 milionë dollarë

Ford GT40 është vetura origjinale e garave me performancë të lartë që ishte pararendësja e Ford GT. Me Henry Ford II në frekuentimin në Le Mans, GT II Mk II i dha Fordit fitoren e parë Le Mans për një prodhues amerikan në 1966. Makina u prodhua për të fituar garat në distancë të gjatë, kryesisht kundër Ferrarit, i cili fitoi Le Mans gjashtë herë radhazi nga viti 1960 deri në vitin 1965. Siç mund ta shihni, Ford arriti ta kryente misionin e tij të parë. Vetëm 105 nga këto makina janë prodhuar në periudhën 1964 – 1969. Këto makina janë jashtëzakonisht të rralla dhe të vlefshme këto ditë, pasi një prototip GT40 u shit në 2014 për 7 milionë dollarë, sipas AutoBlog.

10. 2008 Maybach Exelero – 8 milionë dollarë

Maybach Exelero është një veturë sportive me performancë të lartë të prodhuar nga prodhuesi gjerman Maybach-Motorenbau GmbH, një degë e Daimler Chrysler. Makina u prezantua ne vitin 2005 ka një motor twin turbo V12 dhe prodhon 690 kuaj fuqi, ka një shpejtësi maksimale prej 350 km/orë. Makina u përdor në një episod të shfaqjes gjermane Cobra 11, që e bëri atë disi të famshëm. Jay-Z gjithashtu paraqiti makinën në videon e tij muzikore “Lost One”, e cila i dha makinës një profil më të lartë.

9. Bugatti Type 41 Royale Kellner Coupe – 9.7 milionë dollarë

Përpara se Bugatti të ishte i njohur për super-karrierën e tyre të lartë, ata njiheshin për automjetet e tyre luksoze. Makina 41, më shumë njihet si Royale, ështe një makinë luksoze e madhe e ndërtuar mes viteve 1927 dhe 1933. Në fakt, Tipi 41 është një nga makinat më të mëdha në botë – dhe jozyrtarisht, është një nga më elegantët. Ettore Bugatti planifikoi të ndërtonte 25 prej këtyre makinave dhe t’ua shiste mbretërve. As mbretërit evropianë nuk ishin duke blerë makina të tilla si kjo gjatë asaj kohe, kështu që vetëm tre nga shtatë prodhimet u shitën. Në vitin 2001, Forbes raportoi çmimin e këtij automjeti në 10 milionë dollarë, megjithëse CarBuzz raportoi në vitin 1987 se njëri kishte shitur në ankand për 9.7 milionë dollarë.

8. 1953 Jaguar XK120-C – 13.2 milionë dollarë

Jaguar XK120-C, ose C-Type, ishte një makinë garash sportive nga Jaguar prodhuar midis viteve 1951 dhe 1953. Vetëm 53 nga këto makina janë ndërtuar dhe 43 prej tyre u janë shitur tek pronarëve privatë, duke e bërë ndoshta Jaguarin më të rrallë në botë. Ka një motor 3.4 litra dhe prodhon 180 kuaj fuqi ndërsa versioni i pistës kishte një motor të sintonizuar me 205 bhp. C-Type kishte një sukses të jashtëzakonshëm në gara, provuar nga dy fitimet e saj në garën Le Mans 24 Hours, së pari në vitin 1951, dhe më pas në vitin 1953. C-Type në vitin 2015 u shit në një ankand për 13.2 milionë dollarë dhe u bë Jaguar-i më i shrenjtë që është shitur ndonjëherë.

7. 1998 McLaren F1 LM -13.75 milionë dollarë

Makina u ndërtua për të përkujtuar pesë GTR McLaren F1 që garuan në garën 24 orë të Le Mans 1995 dhe përfunduan në vendin e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të trembëdhjetë. LM është e bazuar në të njëjtën GTR F1, me shasi nga një standard F1. Vetëm gjashtë prej këtyre makinave janë bërë dhe pesë janë shitur. E gjashta u mbajt nga McLaren për t’u përdorur si platformë për zhvillimin e shasisë F1. Makina ka një motor V12 me 6.1 litra dhe prodon 680 kuaj fuqi. Një nga këto makina u shit në ankand në vitin 1998 për 13.75 milionë dollarë.

6. 1970 Porsche 917 – 14 milionë dollarë

Porsche 917 është një prototip i makinave sportive dhe është i famshëm për disa arsye. Së pari, ajo i dha Porsche fitimet e saj të përgjithshme në garën e 24 orëve të Le Mans në 1970 dhe 1971. Së dyti, ajo u paraqit në filmin Steve McQueen.Në vitin 2017 makina që u përdor nga McQueen u shit në ankand pë 14 milionë dollarë dhe ishte një çmim rekord për Porsche.

5. 1962 Aston Martin DB4 GT Zagato – 14.3 milionë dollarë

Aston Martin DB4 GT Zagato u zbulua në 1960 Motor Show në Londër, si një version i përmirësuar  i DB4 GT standarde. Është përmirësuar në fabrikën Zagato në Itali, ku makina pritet të ketë një numër të 25 njësive, por përfundoi prodhimin më 20 korrik. Makina ka një motor me 3 litra, prodhon 314 kuaj fuqi dhe ka një shpejtësi maksimale prej  250 km/orë. Një nga origjinalet u shit kohët e fundit në ankand për 14.3 milionë dollarë.

4. 1961 Ferrari 250 GT Kaliforni SWB Spider – 17.16 milionë dollarë

Kjo makinë e bukur ndoshta duket pak e njohur për disa lexues dhe kjo për shkak se një Ferrari 250 GT ështe përdorur në filmin ‘80s blockbuster, “Ferris Bueller’s Day Off.” Janë ndërtuar vetë 55 makina të tilla dhe kjo bëri që makina të ishte shumë e kërkuar në treg. Ferrari 250 GT u ndërtua midis viteve 1953 dhe 1964. Në 1959 Ferrari i dha 250 GT trajtimin e mprehtë dhe e zvogëloi aksorin e saj për të krijuar 250 GT California Spyder SWB. Makina u shfaq në Gjenevë në vitin 1960. 

3. 1956 Aston Martin DBR1 – 22.5 milionë dollarë

Aston Martin DBR1 ishte një makinë garash e ndërtuar në vitin 1956 dhe e destinuar për të konkuruar në Kampionatin Botëror të Makinave Sportive. Fitorja më e famshme e saj në pistë erdhi në 24 orë të Le Mans 1959, e cila ishte fitorja e vetme e Aston Martin. Ai gjithashtu doli fitimtar në garën e Nurburgringit, Le Mansit dhe në Tourist Trophy të gjitha në vitin 1959, duke u përputhur me rekordin e Ferrarit 250TR me tri fitimet e saj të njëpasnjëshme në vitin 1958. DBR1 fitoi gjashtë kampionate botërore të makinave sportive në vitet ’50, e cila ishte një rekord dhe mbeti një rekord deri sa u tejkalua nga Ferrari 250TR.

2. 1957 Ferrari 250 Testa Rossa – 39.8 milionë dollarë

Ferrari 250 Testa Rossa, ose TR, është një makinë garash që u ndërtua gjatë viteve 1950 dhe ’60. Makina u prezantua në fund të sezonit të garave të vitit 1957 në përgatitjen e Le Mans. Makina ka fituar 10 Kampionate Botërore të Makinave Sportve, tre në 24 orë të Le Mans (1958, 1960, 1961) etj. Aston Martin DBR1 ishte makina e veteme që afrohej për ta mundur atë dhe nëdisa raste dhe ia ka dalë. Janë ndërtuar vetëm 34 Ferrari Testa Rossas prej 1956 deri në vitin 1961.

1. 1962 Ferrari 250 GTO – 52 milionë dollarë

Ferrari 250 GTO ështe një makinë garash e prodhuar midis viteve 1962 dhe 1964 për kategorinë e FIA’s Grand Touring Car Group 3. Makina ka një motor V12, gjithësej janë prodhuar 39 njësi. Fillimit GTO kushtonte 18.000 dollarë në SHBA dhe blerësit duhet të miratoheshin personalisht nga Enzo Ferrati. GTO është cilësuar nga ‘Motor Trend Classic’ si Ferrari më madhështor i të gjitha kohërave.