Njihuni me Apollo IE, supermakina më e shpejtë e ndërtuar ndonjëherë për rrugët automobilistike

ardita 0

Rreth 12 vjet më parë, një prodhues gjerman automjetesh i quajtur Gumpert ndërtoi një supermakinë të quajtur Apollo me synimin që të ishte makina më e shpejtë që do të përdorej për rrugët automobilistike.

Ata morën shumë ide për dizajnimin e saj nga garat e Formula 1 dhe nga Le Mans, gjithashtu përdorën teknologjinë më të avancuar në vitin 2005. Dhe më në fund krijuan makinën e tyre e cila për një kohë të shkurtër ishte me të vërtetë, makina më e shpejtë që ishte ndërtuar ndonjëherë.

Disa kohë më vonë Gumpert falimentoi. Por në vitin 2017 Gumpert u rikthye përsëri me një emër të ri, Apollo gjithashtu u rikthye edhe me një makinë të re që quhet Intensa Emozione, shkurtimisht quhet IE.

Kjo supermakinë shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 2.7 sekonda. Emri Intensa Emozione, vjen nga italishtja dhe do të thotë  “Emocion Intensiv” dhe i përshtatet më së miri pasi gjithcka rreth kësaj makine është mjaft intensive.

Ka një motor të aspiruar në mënyrë natyrale 6.2 litërsh V12, ky motor është marrë nga një Ferrari F12berlinetta. Ka një shpejtësi maksimale prej 334 km/orë. Apollo IE e menaxhon performancën e saj ekstreme në sajë të të qënit shumë më i lehtë se shumica e makinave sportive.

Apollo ka planifikuar që të prodhojë vetëm 10 makina Intense Emotions dhe të gjitha janë shitur menjëherë me një çmim prej 2,670,000 dollarë.

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje