Njihuni me “bishën” e re të Aston Martin me mbi 1.000 kuaj fuqi

ardita 0

Këto kohët e fundit ka patur shumë të reja nga Aston Martin, një ndër to ka të bëjë me supermakinën e re Valkyrie.

Fillimisht nuk dihej se sa fuqi do të prodhonte kjo ‘bishë’ por në një postim që  Cosworth bëri në Twitter  disa ditë më parë zbuloi se makina me motor V12, 6.5 litërsh do të prodhojë mbi 1000 kuaj fuqi.

 Kështu Aston Martin Valkyrie, me motor Cosworth do të jetë një nga makinat e rrugës më të shpejta në botë. Makina Ferrari Superfast është deri tani, makina e rrugës më e shpejtë në botë dhe ka një motor që prodhon 800 kuaj fuqi.