Njihuni me disa nga automjetet më të ‘shëmtuara’ të të gjitha kohërave

ardita 0

Besoj që ju ka ndodhur të ndesheni me ndonjë makinë të shëmtuar në rrugë. Po sigurisht nga një numër i madh automjetesh që po prodhohen prej më shumë se 200 vitesh do të ketë edhe makina të shëmtuara. 

Nuk po flasim vetëm për makina të pazakonta ruse dhe kineze por edhe për disa koncepte goxha të shëmtuara që asnjëherë nuk u futen ne prodhim. Tek lista e mëposhtme do të shikoni 10 makinat e shëmtuara:

 
Makinat elektrike kanë qënë aktualisht rreth e rrotull prej kohësh.  Makina lart quhet Electra King i vitit 1978 dhe është elektrike. Ajo është e pajisur me tre rrota dhe duket si makinë golfi e mbyllur.


Automjeti që shihni më lart në të vërtetë është një koncept i ndërtuar me qëllimin që të jetë makina më e sigurtë në botë. Por nuk rezultoi të ishte aq e sigurtë dhe prishej vazhdimisht, kurrë nuk u fut në prodhim, prandaj tani njihet si një nga makinat më të shëmtuara të të gjitha kohërave.


Ish prezantuesi i Top Gear Jeremy Clarkson ka hipur në një nga makinat më të çuditshme të krijuar ndonjëherë nga dora e njeriut. Kjo gjë njihet si P45 dhe në të vërtetë është ndërtuar nga Clarkson i cili ishte në një mision për të ndërtuar një makinë që të ishte më e vogël se Peel P50. Makina është me të vërtetë e shëmtuar dhe të ofron një udhëtim të pakëndshëm si dhe mund të shkaktojë lëndime në kokë.

 
Shpeshherë prodhuesit e makinave ofrojnë disa nga dizajnet më të çuditshme apo jo? Sipas Insisde EV kjo makinë në fakt është një automjet elektrik nga Citroen dhe quhet E-Mehari. Eshtë një kamionçinë e vogël që mund të përdoret për rrugët në qytet ka një bateri me 30kWh dhe mund të shkojë deri në 124 milje me vetëm një karikim. Pavarësisht nga materialet kjo kamionçine përveç se është i çuditshëm është edhe i shëmtuar.


Kjo makinë e vjetër është një Ferrari, sipas Road & Track, është i vetmi Ferrari 365 GTB/4 Daytona Shooting Brake që është bërë ndonjëherë. Kjo makinë është bërë me porosi dhe mesa duket pronari kishte nevojë për diçka pak më praktike se një makine sportive por nuk donte të hiqte dorë nga natyra aktuale e një makine sportive. Makina ka një motorr V12 me 4.4 litra dhe prodhon 352 kuaj fuqi. Megjithate pavarësisht fuqisë ajo duket e shëmtuar ngjason me makinat e funeraleve.


Messerschmitt KR200 ka një çati në formë flluske e cila ngrihet lart për të lejuar hyrjen në mjet. Feneret e gjatë që dalin nga trupi i makinës si syte e kameleonit i japin një pamje të shëmtuar.


Ky mjet me tre rrota aktualisht është një ikonë Britanike dhe sipas Carolenash është “një simbol i çuditshmërisë britanike”. Quhet Reliat Regal dhe ka një motor 750-CC, pak vite pasi u fut në prodhim ai u përditësua në një motor 850-CC që e bëri këtë makinë të shëmtuar të arrinte deri në 85 mph.


EV i njohur si Citicar është ndërtuar nga një kompani amerikane Sebring-Vanguard. Në vitet 1970, ajo ishte në të vërtetë nje model mjaft i suksesshem. Nga viti 1974 deri në vitin 1977 u prodhuan gjithësej 2300 njësi të tilla tërësisht elektrike. 


Në të vërtetë nuk jemi të sigurtë se çfarë është kjo gjë, megjithëse besojmë që është një UAZ 3303. Nuk ka ndonjë informacion për nga ka ardhur apo pse ekziston. Duket si një kafaz, por pyetja më e rëndësishme është si do të hyjë shoferi në automjet? 


Makina që shihni në foton e mësipërme sipas Muzeut ‘Micro Car’ është një Voisin Biscooter i vitit 1957. Epo, është një derivat i Biscooter C-31 që u prodhua nga viti  1949 deri më 1953. Trupi është i ndërtuar nga alumini, peshon 240 kg dhe ka një motor 197cc që prodhon 9 kuaj fuqi. 

 

 

This post is also available in: English