Njihuni me disa nga automjetet më të vogla që janë ndërtuar ndonjëherë

Nëse jemi të hipnotizuar nga kamionët më të mëdhenj të botës apo nga limuzinat e gjata, nuk ka si mos të mbetemi të entuziasmuar edhe nga automjetet më të vogla që kemi perreth.
Makinat e vogla duken të adhurueshëm dhe na bëjnë që të duam një për veten tonë. Sigurisht disa automjete e kalojnë kufirin e madhësisë dhe duken tërësisht të çuditshëm.
1. Brütsch Mopetta
Cdo gjë që ka më shumë se dy rrota kthehet në një makinë dhe kjo është ajo që ndodhi me të voglën Brütsch Mopetta, e ndërtuar nga Egon Brütsch në Shtutgard, Gjermani. Makina fillimisht ishte projektuar si motor por më pas përfundoi duke u ndërtuar me 3 rrota me 2.3 kuaj fuqi.
2. Mirai
Fjala ‘Mirai’ në japonisht do të thotë e ‘ardhmja’, është një makinë elektrike. E ndërtuar nga studentët e shkollës “Okayama Sanyo” në Japoni ka një lartësi prej 17.79 inç, konsiderohet si makina më e ulët në botë.
3. Pasquali Riscio
Prodhuesi italian i kësaj makine me tre rrota gjithashtu bën edhe traktorë. Pasquali Riscio ka një shpejtësi maksimale prej 40 km/orë.
4. Piaggio Vespa 400
Për ata që mendojnë Vespa përfshin vetëm skuterat, keni pjesërisht të drejtë. Sepse kompania tashmë prodhon vetëm skutera por njëherë e një kohe Vespa 400 ishte një mikro makinë fantastike. Ne e quajmë mikro makinë thjesht sepse është e vogël dhe peshon vetëm 360 kilogramë.
5. Goggomobil Dart
Makina Goggomobil ishte në të vërtetë versioni gjerman i Vespës. Goggomobil Dart u frymezua nga dizajni i saj, por u bë në Australi nga Buckle Motors.
6. Corbin Sparrow
Megjithëse ky ishte si një zog i vogël , u quajt me vend Sparrow (Harabel) i cili u prezantua kështu në vitin 1999, ishte një mrekulli e vogël elektrike.
7. Tango T600
Tango T600 është pak e çuditshme kur vjen puna te përmasat e saj. Krijuar nga Rock Woodbury dhe Cars Commuter, Tango elektrike peshon 1500kg dhe 39 inç e gjerë.
8. Fuldamobil N
Në botën e automobilëve, Fudamobil ka lindur dhe mbijetoi pothuajse 20 vjet nga viti 1950 deri në vitin 1969. Modeli i parë ishte Fuldamobil N dhe ishte 107 inç i gjatë, 52 inç i lartë dhe 55 inç i gjerë.
9. Isetta
Shumë njerëz besonin se Isetta ishte një krijim i BMW, por në fakt BLW bleu vetëm liçensën për ta shitur atë. E bërë nga Iso Rivolta ajo u liçensua nga BMW që e shiti atë nga viti 1955 deri më 1962.
10. Peel P50
Peel P50 ishte një makinë me tre rrota e ndërtuar nga ‘Peel Engineering Company’ nga viti 1962 deri me 1965. Ishte 53 inç i gjatë dhe 39 inç i gjerë.