Njihuni me Duesenberg, makinën më të shtrenjtë amerikane të shitur ndonjëherë

ardita 0

Një makinë Duesenberg SSj e vitit 1935 e cilësuar si një nga makinat më të mira të ndërtuara ndonjëherë u shit për shumë e 22 milion dollarë në një ankand, duke e bërë këtë mjet jo vetëm makinën amerikane të shitur më shtrenjtë por edhe makinën më të shtrenjtë të krijuar para luftës së dytë botërore.

Ankandi u zhvillua tek Gooding & Co në Kaliforni me çmimin që u rrit menjëherë pas luftës së dy biznesmenëve. Rekordin e mëparshëm si makina amerikane e shitur më shtrenjtë e mbante Shelby Cobra e parë e cila u shit me një çmim prej 13,750,000$ në vitin 2016.

Kjo është një nga 2 makinat Duesenberg SSJ të prodhuara në të gjithë botën dhe ajo e cila ishte në pronësi të aktorit legjendar Gary Cooper. Përveç Gary Copper pronësinë e kësaj makine e kanë pasur persona të ndryshëm, nga një milioner 20-vjeçar në Los Angjelos deri tek një dizenjues industrial nga San Fransisko.

This post is also available in: English