Njihuni me Genesis Essentia, kryevepra elektrike që vjen nga Koreja e Jugut

Eshtë prezantuar në Nju Jork tek “Auto Show” 2018 makina elektrike kupe e quajtur Genesis Essentia e cila çatinë e ka në formën e një flluske, dyert i hapen nga lart dhe panelet e trupit janë të përbëra me fibra karboni.
Për të hapur dyert, makina është e pajisur me skanera biometrike të njohjes së gjurmëve të gishtave dhe njohjes së fytyrës në këtë mënyrë ajo sigurohet që ju jeni shoferi. E vetmja gjë që duhet të bësh është të afrohesh afër makinës, të skanohesh dhe më pas makina hapet.
Makina nga brenda është e gjitha e kuqe e ndërthurur me disa shirita ngjyrë blu. Kjo makinë e mahnitshme ka vend për 4 persona dhe ka një bagazh me hapësirë të bollshme. Nuk ka shumë të dhëna për këtë veture fantastike, por flitet se mund të arrijë vetëm për 3 sekonda nga 0 në 100 km/h.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”11″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]