Njihuni me makinat ekstravagante të 5 liderëve botërorë

ardita 0

Njerëzve të fuqishëm iu duhen makina të fuqishme. “Select Car Leasing”  ka mbledhur makinat e pesë prej udhëheqësve më me ndikim në bote si dhe çmimet miliona dollarëshe të tyre.

Për presidentët, monarkët dhe krerët fetarë, këto makina nuk  ofrojnë vetëm komoditetet por ofrojnë edhe siguri.

Duke filluar nga 14.7 milionë dollarë e deri te ato që konsiderohen më ekonomike, 535 mijë dollarë, këto janë 5 veturat e liderëve botërorë që së bashku kushtojnë 19 milionë dollarë.

5. Papa Benedikti XVI – Mercedes-Benz M-Class i quajtur ‘The Popemobile” (535 mijë dollarë)

Kjo është “Popemobile” me të cilën Papa Francis transportohet zakonisht nëpër evenimentet publike. 

4. Vladimir Putin – Limuzina Aurus Senat (588 mijë dollarë)

Putin kohët e fundit zbuloi limuzinën e tij të re pasi u votua përsëri për një mandat te katert. Dihen pak detaje në lidhje me karakteristikat e sigurisë së makinës, por gjigandi 6 tonësh, ka një motor V8 4.4 litërsh dhe prodhon 598 kuaj fuqi.

3. Donald Trump – Cadillac One i quajtur “Bisha”  (1.6 milionë dollarë)

“Bisha” në thelb është një fortesë lëvizëse, me dritare dhe dyer të papërshkueshme nga plumbat. 

2. Kim Jong Un – Mercedes-Benz S600 (W221) Pullman Guard (1.6 milionë dollarë)

Limuzina  Mercedes i Kim Jong Un është bërë virale nëpër rrjetet sociale për shkak të 12 truprojave të cilët vraponin pranë makinës ndërkohë që ajo ishte në lëvizje. Sipas “Select Car Leasing” Mercedes-Benz S-Class është një nga makinat më të sigurta. Mercedes thotë që Pullman S600 është në gjendje të përballoje edhe një sulm me granata.

1. Mbretëresha Elizabeth II, Limuzina Bentley State (14.7 milionë dollarë)

Limuzina Bentley State u krijua posaçërisht për Mbretëreshën në vitin 2002. Makina tavanin e ka të lartë si dhe dyert hapen deri në 90 gradë, për të lejuar që Mbretëresha të dalë nga automjeti në një “mënyrë dinjitoze”.

 

This post is also available in: English