Njihuni me makinën-dron të së ardhmes “Pop.Up Next” (Video)

ardita 0

E shfaqur në “Geneva Motor Show 2018” makina me sistem vetëdrejtimi e cila mund të kthehet në një dron fluturues eshtë një projekt i përbashkët midis markave të njohura Audi, Airbus dhe Italdesign.

Ky koncept dy vendësh është krijuar për qytetet e mëdhaja me trafik të ngjeshur. Pjesa e poshtme është fuqizuar elektrikisht nga Audi dhe kap një shpejtësi maksimale prej 100 km/orë dhe është e aftë të udhëtojë për 130 km.

Kapsula e kësaj makine mund të shkëputet nga pjesa e mëposhtme dhe mund të fluturojë në ajër për në destinacionin e dëshiruar. Si karakteristikë ka që mund të shkëputet nga toka vertikalisht dhe gjithashtu mund të ulet në tokë në të njëjtën mënyrë.

Mënyra sesi mund ta komandoni atë është nëpërmjet një ekrani 49” me prekje i cili gjithashtu përdor teknologjjinë e njohjes së syve, fytyrës dhe të zërit.

I fuqizuar nga Airbus me motorra elektrikë 4X Twin, mund të fluturojë për rreth 60 kilometra gjatësi dhe në ajër kap një shpejtësi maksimale prej 120 km/orë. Kur zbret në tokë, bashkohet me pjesën e saj tokësore për t’u kthyer në makinë.

This post is also available in: English