Njihuni me 10 makinat e kuzhinierit të famshëm, Gordon Ramsay

ardita 0

Gordon Ramsay është një nga kuzhinierët ekzekutiv më të famshëm në të gjithë botën, por ka disa gjëra që njerëzit nuk i dinë për të. Për shembull, ai ka një koleksion epik makinash, disa prej tyre janë super të shtrenjta, të cilat do të linin çdo person të habitur.

Të preferuarat e tij janë makinat Ferrari por ai gjithashtu ka automjete të markave të tjera në koleksionin e tij.

Më poshtë kemi listuar disa nga makinat më të lezetshme që ai ka, shumë prej tyre janë edicion i limituar por pamja dhe stili i këtyre makinave është me të vërtetë mahnitës.

10. Ferrari F575 Superamerica

Ferrari ndërtoi vetëm 559 Superamericas dhe Gordon Ramsay është njëri nga ata me fat që zotëron njërën prej këtyre makinave. 

9. McLaren Senna

Kjo makinë ka një motor twin-turbo V8 4.0 litërsh që i mundëson makinës një shpejtësi maksimale prej 208 mph.

8. Ferrari F355 Spider

Kjo është makina më e vjetër në koleksionin e Ramsay, është e pajisur me një motor V8, 3.5 litërsh dhe gjithësej janë ndërtuar 3717 modele.

7. Porsche 918 Spyder

Cmimi fillestar i këtij ekzemplari të bukur ishte 847.975 dollarë dhe është hibride. Doli në treg në mes të 2013 dhe 2015 dhe u ndërtuan vetëm 918 vetura.

6. Ferrari F12 TDF

Kjo makinë u emërua për nder të Tour De France dhe arrinte 62km për vetëm 2.9 sekonda.

5. Ferrari 488 GTB

Makina ka një motor twin-turbo V8, 3.9 liter, përshkon nga 0 deri në 100 km për 3.0 sekonda.

4. Aston Martin DBS Superleggera

Kjo makinë është unike në çdo mënyrë pasi Aston Martin mori kohën e vet për të krijuar mjetin përfundimtar. Ata kanë arritur të krijojnë një automjet të lehtë duke përdorur produktet më të mira në treg, si motori V12.

3. Ferrari LaFerrari Aperta

Kjo është një nga makinat më të rralla në koleksionin e Ramsay pasi u ndërtuan rreth 200 modele. Thuhet se klientët shpenzuar diku midis 2.1 milion dhe 3.9 milion dollarë për makinën e tyre.

2. BAC Mono

Kjo makinë është bërë për të kthyer kokat pasi në thelb është një makine garash. Siç shikohet ka vetëm një sedilje dhe është pa çati apo xham para

1.Ferrari Monza PS

Ramsay ka një model të 2019 që kushton 2 milion dollarë dhe është i mrekullueshëm. Ajo vjen me një ngjyrë të zezë reflektuese me vija të kuqe të ndritshme.