Njihuni me 13 makinat luksoze që ka nën pronësi rreperi Rick Ross

Kur bëhet fjalë për të famshmit që shohim në Hollywood, jeta e tyre është e lidhur me të ardhurat e tyre. Pasuria e disa të famshmëve arrin deri në pikën ku ata mund përballojnë pothuajse gjithçka.
Këngët e rreperit Rick Ross janë shitur mirë, ka 10 albume dhe gjithashtu ka marrë edhe shumë çmime. A e dinit se Rich Ross ka nën pronësi disa restorante? Ai gjithashtu ka një listë këpucësh dhe është ortak i kompanisë meksikane “1800 Tequila”. Dhe nëse arritjet e tij ende nuk ju kanë bërë përshtypje prisni derisa t’ju tregojmë garazhin e tij.
Më poshtë ndodhen 15 makinat luksoze të Rick Ross:
13. Escalade Cadillac
Cadillac Escalade është SUV-i i vetëm luksoz në koleksionin e Rick Ross. Ka një motor V8, 6.2 litërsh dhe prodhon 403 kuaj fuqi.
12. BMW 760Li
Rick Ross e quan makinën BMW 760Li “Gjëja e bardhë e ndyrë” (Dirty White Thing). Makina ka një motor V12, 6.0 litërsh, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 5.4 sekonda.
11. Lamborghini Murcielago
Rick Ross është fans i super makinave të rralla, Lamborghini Murcielago është makina e mahnitshme e tij ekzotike. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për më pak se 3.4 sekonda, prodhon 632 kuaj fuqi dhe ka një shpejtësi maksimale prej 339 kilometra/orë.
10. Ferrari 458 Italia
Ekipi i tij muzikor vendosi të modifikojë Ferrari 458 Italia, me pamje si peshkaqen.
9. Fisker Karma
Rick Ross zotëron një makinë hibride, Fisker Karma. Kjo makinë pëlqehet edhe nga të famshëm të tjerë si Leonardo DiCaprio, Mannie Fresh, Ace Hood dhe Justin Bieber.
8. Mercedes-Benz S-Class
Rick Ross zotëron makina edhe më luksoze por Mercedes S-Class është më relaksuese. Kjo është një nga shumë veturat Mercedes që ylli i repit ka nën pronësi.
7. Rolls-Royce Phantom
Në vitin 2013, kur po përpiqej t’u shmangej paparacëve, Rick e përplasi Rolls-Royce Phantom në një ndërtesë. Makina ka një motor V12, 6.7 litërsh dhe prodhon 453 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin në 5.7 sekonda.
6. Infiniti QX56
Infiniti QX56 ka një motor V8dhe prodhon 315 kuaj fuqi.
5. Maybach 57S
Një gjë që të gjithë e dinë për Rick Ross është dashuria e tij për Maybach, e cila është e dukshme nga emrin i labelit të tij – Maybach Music Group. Kjo është një nga makinat më të rehatshme veçanërisht për shoferin dhe pasagjerin e përparmë.
4. Bentley Brooklands
Bentley Brooklands është një makinë e bukur dhe e shtrenjtë ka një motor V8, 6.8 litërsh.
3. Hummer H2
Cila makinë i përshtatet yllit të madh nëse jo Hummer H2, nën kofano ka një motor V8, 6.2 litërsh.
2. Bentley Continental SuperSports
Rick Ross postoi në instagramin e tij një foto të veten të ulur në një Bentley Continental SuperSports, makina është një kombinim i përsosur i luksit. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 3.7 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 328 km/orë.
1. Mercedes-Benz CLS
Rick Ross ka shumë makina Mercedes në garazhin e tij dhe sigurisht nuk mund të mos kishte edhe modelin CLS.