Njihuni me disa nga makinat-koncept më të bukura që ka krijuar ndonjëherë Cadillac

ardita 0

Cadillac u themelua për herë të parë në vitin 1902 dhe prodhuesit amerikanë kanë prodhuar automjete koncept që nga vitet ’50. Në ato kohë makinat e tyre koncept ishin kryesisht të përqendruara në dizajn por në 20 vitet e fundit Cadillac ka ndjekur “gjuhën” e  kompanisë Art & Science Design e cila përqendrohet më shumë në modelet sportive dhe në teknologji.

Më poshtë do të shikoni një listë prej 15 makinat koncept më të bukura që ka krijuar ndonjëherë Cadillac. Ne me të vërtetë dëshirojmë që disa nga këto koncepte të ishin futur në prodhim. Për sa i përket pamjes, e preferuara jonë është Cadillac Cyclone.

Shumë prej këtyre makinave koncept ishin frymëzim për automjete prodhuese, siç është Cadillac Provoq që frymëzoi prodhimin e Cadillac SRX në vitin 2010. Po juve, cila ju pëlqen më shumë?

15. Makina-koncept – Cadillac Cien (2002)

Cien është një makinë-koncept i projektuar nga Simon Cox që u zbulua për herë të parë për publikun në Detroit Auto Show 2002 për të festuar 100 vjetorin e kompanisë. Kjo coupe me 2 dyer erdhi i pajisur me një motor 7.5 litërsh V12, në gjendje të prodhojë 750 kuaj fuqi. 

14. Makina-koncept Cadillac Converj (2009)

Cadillac Converj është një koncept që u prezantua në America Auto Show në vitin 2009. Ishte frymëzimi për Cadillac ELR, i cili hyri në prodhim midis 2013 dhe 2016 por që u prodhua më pak se 3000 herë.

13. Makina-koncept Cadillac Ciel (2011)

Cadillac Ciel është një makinë koncept elektrike hibride që vjen e pajisur me një motor 3.6 litërsh në gjendje të prodhojë 425 kuaj fuqi. Prodhuesit e menduan ta dërgonin për prodhim por planet u anulluan në vitin 2013 pasi nuk ia vlente kostoja.

12. Makina-koncept Cadillac Elmiraj (2013)

Cadillac Elmiraj është një makinë-koncept shumë luksoze dhe u prezantua për herë të parë në “Peble Beach Concours d’Elegance” në vitin 2013. Ajo vjen e pajisur me një motor twin turbo 4 litërsh, V8 dhe prodhon 500 kuaj fuqi.

11. Makina-koncept Cadillac Escala (2016)

E ideuar nga Frank Wu, Aaron Riggs dhe Eric Um, Escala është një koncept nga Cadillac që u prezantua për herë të parë në “Peble Beach Concours d’Elegance” në vitin 2016. Prodhuesit e automjeteve kanë deklaruar se kjo mund të hyjë në prodhim por me siguri jo pasi shumë nga tiparet e saj të përparuara të teknologjisë tashmë po përdoren në prodhimin e makinave të tjera Cadillac.

10. Makina-koncept Cadillac Urban (2010)

Koncepti luksoz Cadillac Urban është katër-vendësh me dy dyer, i cili u zbulua për herë të parë për publikun në Los Anxhelos Auto Show në vitin 2010. 

9. Makina-koncept Cadillac CTS Coupe (2008)

Koncepti Cadillac CTS Coupe ka një dizajn të mrekullueshëm ndoshta sepse duket një lloj diamanti i prerë me kujdes. Paraqitur për herë të parë në Amerikën e Veriut në Auto Show në vitin 2008, shumë rëndësi i është kushtuar pamjes së saj, me drejtorin e dizajnit të brendshëm duke pohuar se është një “dizajn i ardhshëm në çdo kuptim të termit”.

8. Makina-koncept Cadillac Cyclone (1959)

Ky është koncepti që ne do të donim të ksihte hyrë në prodhim. Projektuar nga Harley Earl ajo u paraqit për herë në publik në vitin 1959 në “Daytona 500 Festivities”. ky koncept 2 vendësh është i pajisur me një motor V8 në gjendje të prodhojë 325 kauj fuqi.

7. Makina-koncept Cadillac Provoq (2008)

Cadillac Provoq është paraqitur për herë të parë në vitin 2008 në “Consumer Electronics Show në Las Vegas, Nevada. Ajo vjen e pajisur me të njëjtën energji hibride si Chevrolet Volt. Fillimisht ai ishte vetëm një koncept por më pas evoloi në Cadillac SRX 2010.

6. Makina-koncept Cadillac Voyage (1988)

Me të vërtetë nuk ka asnjë makinë tjeter që duket si koncepti Cadillac Voyage, një sedan luksoz me katër rrota plot teknologji. 

5. Makina-koncept Cadillac Steinmetz Catera (1999)

Steinmetz Catera është një makinë-koncept me performancë të lartë që u prezantua nga Cadillac në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen në paketën Catera Sport që u shfaq në të gjitha makinat Cadillac të vitit 1999. Bazuar në Opel Omega, Steinmetz Catera erdhi i pajisur me një motor të aftë të prodhojë 284 kuaj fuqi.

4. Makina-koncept Platinum Cadillac XTS (2010)

Cadillac XTS Platinum u prezantua për herë të parë në Amerikën e Veriut në Auto Show në vitin 2010. Ky sedan luksoz i së ardhmes vjen i pajisur me një motor V6, 3.6 litërsh si dhe një sistem hibrid plug-in. 

3. Makina-koncept Cadillac Sixteen (2003)

Cadillac Sixteen u paraqit për herë të parë në publik në vitin 2003. Kjo makinë luksoze vjen me një motor të madh 13.6 litërsh V16.

2. Makina-koncept Cadillac Aurora (1990)

Cadillac Aurora është një sedan koncept që u zbuloua për herë të parë për publikun në Auto Show 90 në Çikago, vjen e pajisur me një motor 4.5 litërsh V8.

1. Makina-koncept Cadillac Le Mans (1953)

Cadillac Le Mans është një makinë-koncept luksoze me dy dyer që u prezantua për herë të parë në General Motors Motorama në vitin 1953. Vetëm katër janë bërë ndonjëherë dhe e vetmja që është ende rrotull është shfaqur në Koleksionin Historik të Cadillac në Miçigan.