Njihuni me disa nga makinat që ndodhen në garazhin e yllit të Hollivudit Kevin Hart

Kevin Hart është një komedian, aktor dhe moderator amerikan i cili ka lindur në Filadelfia, Pensilvani. Hart e filloi karrierën e tij duke fituar disa konkurse për komedi amatore në East Coast.
Më pas ai u bë protagonist në serialin televiziv ‘Judd Apatow’, por shumë shpejt ai fitoi edhe role të tjera në filma si: ‘Paper Soldiers’ (2002), ‘Scary Movie 3’ (2003), ‘Soul Plane’ (2004) etj.
I njohur si një nga aktorët që punon më fort në Hollivud, Hart ka arritur të grumbullojë një pasuri të madhe. Ai jeton kryesisht në Los Angjelos dhe ka nën pronësi disa makina.
10. Mercedes-Benz SLS AMG Black Edition
Duke iu referuar një prej makinave më të bukura (dhe më të vlefshme) në botë, SLS Black edition ofron për pronarët një pamje të hijshme, prodhon 662 kuaj fuqi.
9. Ferrari 488 GTB Spider
Ska si të mungojë Ferrari në koleksionin e Hart. Ai ka nën pronësi Ferrari 488 GTB Spider i cili ka një motor V8 turbocharged dhe prodhon 661 kuaj fuqi.
8. Pontiac GTO
Gjenerata e parë e makinës me muskuj, superstari i ka bërë disa modifikime të vogla, nën kofano ka një motor të fuqishëm V8, 6.6 litërsh që prodhon 360 kuaj fuqi.
7. Ferrari 458 Spider
Ferrari 458 Spider ka një motor V8, 4.5 litra dhe prodhon 562 kuaj fuqi.
6. Mercedes-Benz G65 AMG
Kjo makinë nën kofano ka një motor V12 turbocharged i cili prodhon 603 kuaj fuqi. Arrin shpejtësinë nga 0 deri në 100 km për rreth 6 sekonda.
5. GMC Yukon XL Denali
GMC Yukon XL Denali ofron shumë hapësirë është e pajisur me 8 sedilje.
4. Ford Mustang GT500E
Ford Mustang GT500E prodhon 725 kuaj fuqi ka një motor V8.
3. Aston Martin Vanquish
Vanquish ka një teknologji të fshehtë dhe pajisje të mrekullueshme, falë një motori V12 me 5.9 litra prodhon 570 kuaj fuqi.
2. Land Rover Range Rover
Ndonjëherë ndryshimet e mëdha të jetës shkojnë së bashku me blerjet e makinave të reja, dhe Kevin Hart qartë nuk është përjashtim. Me këtë makinë ai ka marrë gruan e tij, Enikën dhe djalin e tyre të porsalindur nga spitali vetëm një natë pas lindjes së fëmijës.
1. Ford Explorer
Megjithëse pjesa e tregut mund të ketë rënë Explorer ende vlerësohet me shumë tituj në çdo redesign.
This post is also available in: English