Njihuni me Ferrari P80/C, krijimi më ekstrem për pista i kompanisë deri më tani

ardita 0

Pas prezantimit  të modelit të ri F8 Tributo në panairin e makinave në Gjenevë, Ferrari ka zbuluar makinën vetëm pista P80/C, i cili është quajtuar edhe si krijimi më ekstrem që ka bërë kompania deri më tani.

Bazohet në modelin 488 GT3, Ferrari P80/C u krijua për një klient që donte një interpretim modern të disa prej makinave të garave të Ferrarit të inspiruara në modelet e viteve 60-të, si 330 P3/P4, Dino 206 S dhe 250 LM. Puna në krijimin e modelit P80/C filloi në vitin 2015, ndërsa është finalizuar tani, duke e bërë kohëzgjatjen më të madhe që Ferrari e ka kaluar për ndërtimin e një modeli.

Krahasuar me 488 GTB, 488GT3 ka një bosht me distance më të gjatë 1.9 inç që i dha ekipit më shumë liri creative për të krijuar një dizajn unik të bërë tërësisht nga fibrat e karbonit. P80/C ka një paraqitje klasike me një kabinë të pozicionuar në qëndër dhe një fund të pasëm të zgjatur, e cila i jep makinës një “karakter të fuqishëm agresiv”.

Ferrari nuk ka dhënë asnjë specifikim teknik por duke u bazuar në modelin 488 GT3 do të thotë se P80/C është mundësuar nga një motor twin-turbo V8, 3.9 litërsh. 488 GT3 prodhon 592 kuaj fuqi kështu që mendohet se P80/C duhet të ketë të paktën 661 kuaj fuqi ose ndoshta edhe më shumë.

This post is also available in: English