Njihuni me gjeneratën e 8-të të Volkswagen Golf

liridona 0

Në mesin e grilës logoja e Volkswagen është më e vogël se kurrë më parë ndërsa fenerët kanë një dizajn më të hollë dhe plot stil.

Numërimi mbrapsht për debutimin e gjeneratës së 8-të të Volkswagen Golf ka filluar ndërsa një galeri e plotë imazhesh janë publikuar online.

Fotot u postuan nga Motor Elpais dhe tregojnë makinën në detaje. Në pjesën ballore dizajnerët kanë bërë disa ndryshime. Në mesin e grilës logoja e Volkswagen është më e vogël se kurrë më parë ndërsa fenerët kanë një dizajn më të hollë dhe plot stil.

Edhe në pjesën e përparme janë ridizajnuar fenerët përfshirë prapakolpi dhe çiftin e tubave të shkarkimit.

Ndërsa pjesa e jashtme është kryesisht një evolucion, ndryshime drastike kanë ndodhur në kabinë. Drejtuesit do të komandojnë një timon të ri sipër të cilin qëndron paneli elektronik i instrumenteve dhe në qendër paneli infotainment.

Detajet e plota të makinës do të zbulohen nesër por sipas raportimeve ajo është 428cm e gjatë dhe 146cm e lartë. Distanca mes dy akseve është 284cm, një rritje e ndjeshme krahasuar me Golf 7 që kishte distancë vetëm 264cm.

Motorët që do të ofrojë Golf-i i ri variojnë nga 1.0-litër me tre cilindra dhe 1.5 e 2.0-litër me katër cilindra. Presim një variant 1.5-litër CNG dhe disa modele 2.0-litër me naftë.