Njihuni me motorrin më të avancuar elektrik, ARC Vector

ardita 0

Kompania britanike ARC ka shfaqur në Milano modelin e parë të një motorri elektrik që quhet Vector dhe është përshkuar si e shpejtë e avancuar dhe e kushtueshme.

Motorri kushton më shumë se 100 mijë dollarë, prodhuesit e saj thonë se teknologjikisht është më e avancuara në treg. Ajo është e ndërtuar me dorë në qytetin Koventry të Anglisë (Conventry) ku gjendet selia e kompanisë, motoçikleta me pamje futuriste ka një strukturë të lehtë të ndërtuar me përbërës karboni.

Gjatë një interviste themeluesi i kompanisë ARC, Mark Truman tha se: “Motorri është shumë i lehtë, rreth 220 kilogramë. Është mjaft i fuqishëm. Po ta ngasësh për qejf bën mbi 300 kilometra me një karikim që zgjat 45 minuta. Pra ka thyer rekord për automjetet elektrike.”

Kompania ARC është mbështetur financiarisht nga gjigandi Jaguar Land Rover.

“Kemi patur investime të mira nga kompani si Jaguar Land Rover që do të na sherbejë për një plan disa vjeçar për të çuar përpara ARC gjatë viteve në vazhdim”, shtoi themeluesi i kompanisë Mark Truman.