Njihuni me Mustangun më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë

ardita 0

Ka filluar një epokë e re e GT500 që filloi me zbulimin e modelit më të ri 2020 Ford Mustang Shelby GT500 në Detroit, tashmë një model i rrallë është shitur këto kohët e fundit me një çmim rekord.

Bëhet fjalë për Shelby GT500 Super Snake i cili pritej të shitej diku midis 1 milion ose 1.2 milion dollarë por arriti të dyfishojë vlerësimet para shitjes dhe përfundoi duke u shitur për 2.2 milion dollarë. Kjo e bën Mustangun më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë.

Por, çfarë e bën këtë Shelby GT500 kaq të veçantë? Kjo eshte e vetmja Super Snake autentike në botë. Makina u ndërtua fillimisht për një ngjarje promovuese për të testuar një linjë të re të gomave Goodyear.

Makina demonstrative përdori një version të modifikuar të motorrit të garës 427 nga Ford GT40 që fitoi Le Mans, i akorduar për të ofruar 520 kuaj fuqi, që ende mbart deri sot. Gjatë demonstrimit, GT500 i modifikuar njoftohet se ka arritur mbi 170 mph me Caroll Shelby pas timonit dhe ka arritur një mesatare prej 142 mph gjatë testit prej 500 kilometrash.

Pas ekzekutimit të suksesshëm të demonstrimit, Shelby donte të fuste makinën e testit në prodhim, por ishte thjesht shumë e shtrenjtë për t’u prodhuar. Pasi planet e prodhimit nuk u realizuan, Super-Snake njëkohësisht u shit tek një pronar privat që e përdorte atë për gara. 

Më pas ai ndryshoi pronarët disa herë para se të shitej tek një koleksionist i cili i dha makinës një riparim të lehtë në mesin e viteve 2000. Para këtij çmimi të arritur rekordi mbahej nga një tjetër model që ishte shitur për 1.3 milion dollarë në një ankand në Indianapolis.

This post is also available in: English