Njihuni me supermakinën Ferrari 812 Superfast

ardita 0

Novitec është kompania e cila merret me modifikimin e veturave, dhe kësaj here është marrë me modelin 812 Superfast të Ferrarit.

Kjo kompani, për këtë Ferrari 812 Superfast ka zgjedhur aerodinamikën nga fibra të karbonit, e cila përfshin mbrojtësin e përparmë shtesë, mbrojtësin e pasmë shtesë, etj.

Gjithashtu, Novitec për këtë supermakinë ka zgjedhur edhe rrotat “Vossen” prej alumini nga 21 dhe 22-inç, gomat Pirelli P-Zero 275/30 dhe 335/25, amortizatorët e modifikuar si dhe sistemin e ri e më të lehtë të shkarkimit të gazrave.

Novitec, po ashtu, është duke përgatitur edhe paketën për përforcimin e motorit të kësaj supermakine, 6.5-litër V12 me kapacitet prej 789 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 2,9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 340 km/h.