Njihuni me tragetin e parë me hidrogjen

ardita 0

Në fund të vitit 2019 pritet të përfundohet trageti i parë me hidrogjen në San Francisko. Trageti do t’u shërbejë turistëve por, për dallim nga mjetet e tjera lundruese, nuk do ta ndotë ambientin.

Water Go Round ka shpejtësi prej 40 km në orë dhe kapacitet prej 84 pasagjerësh, dhe do jetë 21 metra i gjatë. Trageti do mbajë një rezervuar hidrogjeni që do garantojë lundrimin për 2 ditë pa pasur nevojë të furnizohet dhe gjithashtu do pajiset me bateri prej 100 kWh, që do të përdoret si një rezervë dhe për të integruar hidrogjenin.

Water Go Round do të shërbejë për transportin e turistëve në Gjirin e San Franciskos. Projekti u bë i mundur nga partneriteti i Golden Gate Zero Emission Marine dhe California Air Resources Board. Sipas parashikimeve, trageti do të përfundojë në fund të këtij viti.