Njihuni me traktorin më të shpejtë në botë

ardita 0

Pak më shumë se një vit më parë The Stig i Top Gear-it vendosi një rekord të ri botëror për taktorin më të shpejtë duke bërë rreth 140.44 kilometra në orë në një ish aeroport të forcave ajrore në Britaninë e Madhe.

Rreth 15 muaj më vonë, u vendos një rekord i ri dukshëm më i shpejtë se ai i mëparshmi. Ai vjen nga prodhuesi britanik i pajisjeve industriale JBL dhe traktori i tij Fastrac 8000. Traktori ka arritur një shpejtësi prej 166.72 km/orë në Yorkshire, gjithçka është filmuar por është njoftuar se dokumentari do të publikohet nga fundi i këtij viti në ‘Channel4’.

Traktori është i madh me naftë 7.2 litra fhe prodhon 1000 kuaj fuqi. Aerodinamika është bërë nga Williams Advanced Engineering, i njëjti ekip që është edhe pas projektit Williams të Formula 1.

“Ne më në fund kemi realizuar ëndrrën tonë për të vendosur një rekord shpejtësie me Fastrac dhe i gjithë ekipi ka punuar pa u lodhur për të arritur këtë rezulatat të mahnitshëm. Unë jam jashtëzakonisht krenar për atë që kanë arritur në një hapësirë kaq tëshkurtër kohore.”, komentoi kryetari i JCB, Lord Bamford.