Njihuni me motorrin më të shpejtë në botë, BMW S1000RR

ardita 0

Para një jave është vendosur një rekord i ri shpejtësie në kategorinë e motorrave në Bolivi nga ekipi i garave Hunter Sills Racing. Shoferja Erin Sills me motorrin BMW S1000RR arriti shpejtësinë prej 368,968 kilometra në orë.

Pasi Federata Ndërkombëtare e Motorrave ta zyrtarizojë këtë rezultat, BMW S1000RR do të jetë motorri që ka thyer rekordin botëror me grup 4 cilindërsh në kategorine e motorrave. Edhe shoferi tjetër i këtij ekipi Trev Rihter arriti shpejtësinë prej 321 kilometra në orë me të njëjtin motorr. Shpejtësia e arritur nga Erin Sills është tetë kilometra më shpejt se shpejtësia e arritur nga burri i saj i vdekur Andy Sills në Bonneville Salt Flats në vitin 2013.

Me thyerjen e rekordit S1000RR u bë gjithashtu motorri më i shpejtë BMW në botë. BMW S1000RR është lançuar në vitin 2009 për të garuar në Kampionatin Botëror të Supermotorrave, ndërsa një vit më vonë filloi edhe prodhimi i tij komercial.

 

This post is also available in: English